Një lexim i ligjeve kuranore në rënien e tiranëve dhe ngritjen e popujve

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Padrejtësia nuk ka fe dhe nuk fiton legjitimitet nga një slogan që ngrihet apo nga një flamur me të cilin mbulohet; sepse padrejtësia, në peshoren e Kuranit, është një shkelje ndaj rendit moral që Allahu ka vendosur në tokë dhe një dalje kundër ligjeve me të cilat rregullohet jeta e njerëzve. Prandaj ligji i Allahut ndaj zullumqarëve është një ligj i pandryshueshëm që vazhdon përgjatë gjithë historisë, nuk ndryshon dhe nuk shndërrohet. Kurani e ka shpallur këtë qartë që njeriu të mos bjerë në iluzionin e fuqisë së përkohshme, kur thotë: “Dhe mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj asaj që bëjnë zullumqarët”.

Njerëzit mund ta harrojnë dhimbjen pas një kohe dhe kujtesa mund t’i fshijë gjurmët e krimeve me kalimin e viteve, por ekziston një regjistër që nuk harron dhe një peshore që nuk gabon. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Zoti yt nuk është harrues”dhe në një ajet tjetër thotë: “Allahu i ka llogaritur ato, ndërsa ata i kanë harruar; dhe Allahu është dëshmitar për çdo gjë.”

Ky është një rregull i thellë kuranor për ta kuptuar historinë: se lëvizja e kombeve nuk është kaos dhe se ngritja e fuqive dhe rënia e tyre nuk ndodh kot, por i nënshtrohet ligjeve morale dhe rregullave hyjnore të qëndrueshme. Në këndvështrimin kuranor, universi nuk është një fushë konflikti i rastësishëm, por një arenë prove morale ku shfaqet drejtësia hyjnore. Prandaj Kurani vendos ligjin e tij gjithëpërfshirës:
“Kush bën sa një grimcë të mirë, do ta shohë atë; dhe kush bën sa një grimcë të keqe, do ta shohë atë.”

Nga ana tjetër, edhe personi që i është bërë padrejtësi nuk e harron atë që ia ka shkelur të drejtën, ia ka poshtëruar dinjitetin ose ia ka grabitur tokën; sepse këto nuk janë ngjarje kalimtare në regjistrin e jetës, por plagë të thella në ndërgjegjen njerëzore që nuk i fshijnë ditët. Megjithatë Kurani nuk ndalet vetëm në përshkrimin e dhimbjes, por vendos një rregull të madh moral që rregullon jetën shoqërore: se padrejtësia është e ndaluar në vetvete dhe gjykimi për të nuk ndryshon me ndryshimin e autorëve apo të sloganeve. Për këtë arsye vjen udhëzimi i prerë kuranor: “Dhe le të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli që të mos jeni të drejtë; jini të drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë.”

Disa mund të mendojnë se fuqitë ndërkombëtare të padrejtësisë do ta zotërojnë tokën dhe do të bëjnë në të çfarë të duan; do të ndryshojnë natyrën e pastër njerëzore, do të përpiqen të shuajnë dritën e Allahut, të shtrembërojnë fetë, të deformojnë tiparet e njeriut dhe të shkelin nderin e njerëzve, duke u treguar tiranë në tokë. Ata mendojnë se janë të aftë të sundojnë botën me mundësitë dhe njohuritë që Allahu ua ka dhënë. Por këta kanë harruar ligjet e Allahut për ata që kanë ndjekur këtë rrugë para tyre. A e la Allahu Faraonin, që ishte i fortifikuar me tenda ushtarake? A e la popullin e Themudit, që gdhendnin shkëmbinjtë në lugina? Themudi mendoi se aftësia për të gdhendur malet do t’u jepte mbrojtje nga rënia, por Allahu u dha atyre poshtërim në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi i botës tjetër është edhe më poshtërues dhe ata nuk do të ndihmohen. Ndërsa populli i Adit të dehur nga forca dhe pushteti thanë: “Kush është më i fortë se ne?” Por përfundimi i pashmangshëm dhe ligji hyjnor i prerë gjatë shekujve ishte: “Ne dërguam mbi ta një erë të furishme në ditë fatkeqe për t’u dhënë të shijojnë dënimin e turpit në jetën e kësaj bote; ndërsa dënimi i botës tjetër është edhe më poshtërues dhe ata nuk do të ndihmohen.”

Kështu historia vazhdon të përsërisë të njëjtën skenë në forma të ndryshme: perandori që ngrihen derisa duket sikur prekin qiellin, pastaj bien papritur kur përplasen me ligjin e Allahut ndaj tiranisë. Tatarët, mongolët, persët dhe romakët, e në kohët moderne edhe fuqi të mëdha që dukeshin sikur ishin fundi i historisë, si Bashkimi Sovjetik, i cili u shemb megjithë arsenalin e tij bërthamor dhe fuqinë politike. Këto nuk janë vetëm ndryshime politike, por zbatime të përsëritura të një ligji të thellë kuranor: se tirania mbart brenda vetes farat e shkatërrimit të saj. Sepse sundimi në fund i përket Allahut dhe historia – sado që në sipërfaqe duket si përplasje forcash – në thelb është e sunduar nga ligje morale që nuk dështojnë.

Sionizmi në peshoren e ligjit

Ligji i Allahut nuk është larg edhe nga ajo kategori që Allahu e ka mallkuar në Librin e Tij, nga të cilët disa i shndërroi në majmunë dhe derra. Ai bëri që toka e shenjtë të jetë skenë për pastrimin e tokës nga korrupsioni dhe tirania e tyre, në mënyrë që njerëzimi të marrë frymë i lehtësuar pas një kohe të gjatë padrejtësie dhe ligësie. Allahu i Madhëruar thotë: “E kur të vijë premtimi i fundit, do t’ju sjellim të gjithë të tubuar”.

Dhe ai është një premtim i afërt në peshoren e të vërtetës së sigurtë, sepse Allahu ka premtuar rrëzimin e lartësimit të tyre. Shkatërrimi nuk ndodh veçse pas një ngritjeje dhe rënia nuk ndodh veçse pas mendjemadhësisë dhe arrogancës.

Rafiditët në peshoren e ligjit

Natyrisht, ligji i Zotit tim nuk do të favorizojë ata që janë veshur me petkun e Islamit dhe janë mbrojtur pas pretendimit të dashurisë për disa prej familjes së Profetit. Në emër të turbanëve të ndotur, titujve të rremë dhe besimeve të djallit, ata kanë mbjellë përçarje në rradhët e umetit, kanë sunduar mbi myslimanët, kanë shkatërruar katër kryeqytete dhe banorëve e tyre i kanë poshtëruar, vrarë, përdhunuar dhe torturuar në atë formë që ndoshta as djallit nuk do t’i kishin shkuar ndër mend. Përveç kësaj, ata janë ngritur kundër sahabëve të nderuar, të cilët Allahu i ka ngritur në pozitë të lartë  në Kuran: “Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes tyre…”.

A mendoni se Allahu nuk është në dijeni për intrigat e tyre, apo se i ka braktisur robërit e Tij të shtypur? A mendojnë se do t’i shpëtojnë ligjeve të fuqisë së Tij ndaj zullumqarëve dhe ndëshkimit të Tij ndaj tiranëve kriminelë? “Dhe Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve”.

Regjimet despotike në peshoren e ligjit

Edhe më e çuditshme se të gjitha këto është të mendohet se ligjet e Allahut do t’i kursejnë ato regjime që kanë krijuar aleanca me forcat e padrejtësisë dhe krimit, dhe që kanë vënë në shërbim mundësitë e tyre për t’i mbrojtur dhe përkrahur. Ndërkohë që ndaj dijetarëve të së vërtetës dhe thirrësve në të drejtën janë kthyer me tortura të rënda: vrasje dhe burgime, dëbim dhe përndjekje.

Këta janë ata që i janë nënshtruar djallit, duke sakrifikuar për të dinjitetin e umetit të tyre, duke përhapur imoralitetin dhe shthurjen, duke luftuar dëlirësinë, duke shpërdoruar pasuritë dhe duke përçarë njerëzit. Të tillët kanë vendosur tiraninë në tokë dhe e kanë shtuar korrupsionin në të.

A mendon se Allahu nuk do t’u zbresë kamxhikun e dënimit? A mendon se Ai nuk është në pritë? Sepse ata pretendojnë Islamin dhe ndonjëherë shfaqen në disa raste me një devotshmëri të shtirur, ndërsa – për Zotin – në atë gjendje janë më afër mosbesimit sesa besimit. Jo, për Allahun! Vërtet Allahu është i Gjithëpërfshirës për atë që ata veprojnë.

Umeti në peshoren e ligjit

Edhe më e çuditshme se e gjitha kjo është fakti se një umet që nuk e ka bartur mesazhin e Zotit të tij, nuk është udhëzuar me udhëzimin e Profetit të tij dhe nuk e ka zbatuar ligjin e Zotit të tij, por ka jetuar në tempullin e dëshirave, dyshimeve, ambicieve, rehatisë, përtacisë dhe lakmisë, madje disa prej tyre hanë të drejtën e vëllezërve të tyre, pastaj shkojnë në xhami për t’u falur ose për të kryer haxhin apo umren – a mendon ky umet se është jashtë ligjeve të Kuranit dhe është i mbrojtur nga ndëshkimi i tij vetëm për shkak të përkatësisë? Jo, për Allahun!

I Dërguari (a.s) paralajmëroi umetin nga ky fat, që të mos bëhen si zero pa vlerë, kur tha: “Afër është (koha) që popujt të mblidhen kundër jush ashtu siç mblidhen ngrënësit rreth pjatës së tyre.” Dikush tha: “A do të jemi pak në atë kohë?” Ai tha: “Jo, përkundrazi ju do të jeni shumë, por do të jeni si shkuma e përroit; Allahu do ta heqë nga zemrat e armiqve tuaj frikën ndaj jush dhe do të hedhë në zemrat tuaja dobësinë.” Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është dobësia?” Ai tha: “Dashuria për dynjanë dhe urrejtja ndaj vdekjes.”

Të sinqertët në peshoren e ligjit

Megjithatë, në këtë umet ka burra që e kanë mbajtur besën me Allahun. Disa prej tyre e përfunduan rrugën e tyre, qëndruan të palëkundur në vendin e tyre dhe kryen detyrën që kishin; dhanë gjithçka që kishin dhe shpenzuan nga dija, përpjekja dhe pasuria e tyre në rrugën e Zotit. Ata përballuan lloje të ndryshme persekutimesh dhe kjo nuk i largoi nga feja e tyre.

Ka edhe të tjerë që ende presin pa ndryshuar asgjë nga besa e tyre me Allahun dhe me njerëzit. Ka prej tyre që kanë qëndruar në fushë edhe pse me mundësi të pakta; ka prej tyre që sakrifikuan gjithçka të çmuar; dhe ka prej tyre që kanë mbajtur flamurin e Kuranit, duke u dhënë lajmin e mirë besimtarëve dhe duke paralajmëruar tiranët. Ka prej tyre që durojnë atë që i ka goditur dhe e konsiderojnë shpërblim atë që Allahu u ka caktuar. Ka prej tyre që kanë kaluar vite të gjata në bodrumet e zullumqarëve, duke ngritur sytë nga qielli dhe duke pritur çlirimin dhe fitoren e Allahut dhe hakmarrjen e Tij ndaj atyre që i kanë shtypur.

A mendoni se ata do të largohen nga kjo tokë pa i shëruar Allahu zemrat, pa i zbuluar turpet e zullumqarëve, pa zbritur ndihmën e Tij mbi besimtarët dhe pa i përkrahur ata? Jo, për Allahun! Ne do t’i shohim flamujt e fesë së Tij të ngritur mbi të gjithë flamujt dhe parimet e fesë së Tij duke sunduar mbi tokë për robërit e Tij. Dhe do të shohim rënien e zullumqarëve një nga një dhe në grupe.

Ashtu si padrejtësia ka një ligj për rënien e saj, edhe e vërteta ka një ligj për shfaqjen e saj. Do të vijë dita kur flamujt e drejtësisë do të ngrihen mbi tokë dhe fronet e tiranisë do të shemben, dhe njerëzimi do të kthehet te peshorja që Allahu ka vendosur. Atëherë e gjithë bota do ta kuptojë të vërtetën që Kurani e ka shpallur prej shekujsh: “Allahu është mbizotërues mbi çështjen e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë”.

Dhe çdo njeri duhet të përcaktojë vendin e tij në këtë përballje historike mes drejtësisë dhe padrejtësisë: të qëndrojë i palëkundur në vendin e tij, të armatoset me bindje të fortë dhe t’i sjellë tokës lajmet e fitoreve të qiellit, duke përsëritur në thellësi të zemrës: “Do të jetoj i kapur fort pas litarit të besimit tim… dhe do të vdes i buzëqeshur që feja ime të jetojë.”

Autor: Xhemal Abdus Setar

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *