Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Më datë 18 dhjetor është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe. Pesëdhjetë vjet më parë, pikërisht në vitin 1973, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin e saj historik për të futur gjuhën arabe si gjuhën e gjashtë zyrtare në organizatë. Përzgjedhja e gjuhës arabe u bë mbi bazë të kontributit të saj të madh ndaj civilizimit dhe qytetërimit. Vite më vonë, pikërisht në vitin 2012 “UNESCO” vendosi të shpallë 18 dhjetorin  si Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe. Kjo është dita e parë në të cilën “UNESCO” festoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe. E në ditët e sotme këtë ditë e festojnë edhe shumë institucione kulturore-shkencore  të ndryshme si: “Akademia e Gjuhës Arabe”.

Vlera dhe rëndësia e Gjuhës Arabe:

Gjuha Arabe dallon nga gjuhët e tjera sepse ka një sërë veçorish ku më të spikaturat janë:

Gjuha Arabe është gjuha e Kuranit Fisnik dhe Hadithit Profetik.

Gjuha Arabe është gjuha e shkronjës “Dad” sepse është e vetmja gjuhë në botë që ka këtë shkronjë.

Gjuha Arabe karakterizohet për forcën e strukturës së fjalëve të saj, gjë të cilën nuk e has me asnjë gjuhë tjetër. Shkronjat e saj, të cilat dalin nga brenda dhe jashtë gojës formojnë një variete muzikore të cilën nuk e gjen në asnjë gjuhë tjetër.

Alfabeti i Gjuhës Arabe ka 28 shkronja duke e konsideruar nga të paktat gjuhë në botë me numër të paktë të shkronjave.

Gjuha Arabe dhe Urdishtja shkruhen nga e djathta në të majtë ndryshe nga gjuhët e tjera të cilat shkruhen nga e majta në të djathtë.

Gjuha Arabe është një ndër gjashtë gjuhët zyrtare në mbarë rruzullin tokësor.

Gjuha Arabe është një ndër gjuhët më të përdorura në botë. Numri i arabishtfolësve është 450 milion njerëzve përafërsisht.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.