Dikush mund të më pyesë: “Çfarë ke përgatitur për përballimin e problemeve, për zgjidhjen e pengesave, për rezistencën ndaj armiqve dhe për kapërcimin e rreziqeve?
Dhe unë do të përgjigjem:
Për çdo projekt: “Bismilah – Me emrin e Allahut.”
Për çdo mirësi: “Elhamdulilah – Falënderimi i takon Allahut.”
Për çdo fatkeqësi: “Inna lil-lahi – Ne jemi të Allahut.”
Për çdo adhurim: “Dhe ne nuk do të udhëzoheshim po të mos na kishte udhëzuar Allahu.”
Për çdo mëkat: “Estaghfirullah – Kërkoj falje nga Allahu.”
Për çdo rrezik: “Tevekkeltu ala Allah – U mbështeta te Allahu.”
Për çdo armik: “Hasbija Allah – Më mjafton Allahu.”
Për çdo betejë: “Nuk ka fitore përveçse nga Allahu.”
Për çdo vështirësi të madhe: “Kërkoj ndihmë nga Allahu.”
Për çdo tiran: “Zoti im është Allahu.”
Për çdo shejtan: “Eudhu bil-lah – Kërkoj mbrojtje te Allahu.”
Për çdo brengë: “La ilahe il-lAllah – Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.”
Për çdo caktim: “Jemi të kënaqur me Allahun.”
Për çdo sprovë: “Dhe ne nuk duruam veçse me Allahun.”
Për çdo shqetësim: “Unë ia parashtroj pikëllimin dhe hidhërimin tim vetëm Allahut.”
Për çdo sukses: “Suksesi im vjen vetëm prej Allahut.”
Për çdo dështim: “Unë ia lë çështjen time Allahut.”
Për çdo lutje: “Shpërblimi im është vetëm tek Allahu.”
Për çdo sfidë: “Thuaj: Ai është Allahu, Një.”
Për çdo orientim: “Me të vërtetë namazi im, ibadeti im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun.”
Autor: Jusuf Kardavi
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com



















