Islami – burim i suksesit dhe krenarisë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

I gjithë lavdërimi i takon vetëm Allahut Një dhe të Vetëm, i dërgojmë salavate dhe selame Muhamedit (a.s), familjes së tij te ndershme, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Me të vërtetë, muslimanët dikur e kishin dritën e udhëzimit dhe të diturisë, përderisa errësira e prapambeturisë dhe injorancës mbretëronte në Tokë. Muslimanët i vunë themelet e drejtësisë, ndërsa popujt e besimeve tjera ngritën kamxhikun e tiranisë mbi popullin e tyre dhe mbollën padrejtësi. Myslimanët shpallën barazinë në një kohë kur njerëzit adhuronin mbretërit dhe të parët e tyre, e madje shkuan aq larg sa që adhuronin trupat qiellorë. Muslimanët ringjallën zemrat duke besuar në Allahun një dhe të vetëm, duke kërkuar dituri dhe i bënë të gjithë njerëzit të lirë e të civilizuar! Myslimanët ndërtuan qytetet më bashkohore dhe ngritën civilizimet më moderne. Myslimanët ishin mësuesit e të gjithë banorëve të Tokës.
Nëse kthehemi në periudhat e ngritjes së muslimanëve, që nga shteti i parë mysliman në Medine, e deri në depërtimin e Islamit në tokat e Evropës, në Endelus (Spanja dhe Portugalia e sotme), do të shohim se muslimanët ishin civilizimi më i përparuar në rruzullin tokësor.
Muslimanët, kudo që ishin dhe sunduan, i ujitën themelet e jetës së tyre, me besimin e pastër islam dhe me shehadetin e lartësuar. Islami nuk i pengoi ata të ishin të suksesshëm, ata ndërtuan xhami, shkolla, spitale, kolegje, qendra hulumtuese, hamame – banjo publike etj. Arsimi ishte në nivel jashtëzakonisht të lartë, saqë krahas shkencave fetare studioheshin edhe ato laike: botanika, mjekësia, matematika dhe astronomia…
Spitalet më të mira islame ishin disa shekuj përpara të tjerëve. Mjekët muslimanë kryenin operacione të komplikuara kirurgjikale, operacionin e parë me anestezion, të parët kryen operacionet e syve, shpjeguan se si funksionon qarkullimi i gjakut, shpikën mbi 200 instrumente kirurgjikale, shumë prej të cilave janë ende në përdorim, falë tyre edhe sot e kësaj dite, pa të cilat nuk mund të funksioniojë medicina moderne bashkohore.
Në këtë periudhë, mjekët muslimanë dhanë një kontribut veçanërisht të madh në farmakologji. Ata jo vetëm që zbuluan shumë ilaçe me bazë bimore, por edhe përsosën të ashtuquajturat teknika të nxjerrjes kimike që ne i njohim dhe i përdorim edhe sot, siç janë: filtrimi, destilimi dhe kristalizimi, e me gjithë këtë, ata kishin qindra ilaçe në farmacitë e tyre.
Kur qytetet e mëdha evropiane ishin të mbuluara me mbeturina, dhe jetonin në ndytësi, kur murtaja dhe shumë sëmundje të tjera infektive ishin të përhapura për shkak të mungesës së higjienës, muslimanët në shumë qytete ndërtuan hamame – banjo publike, d.m.th. më saktë, nga 10 deri në 60 mijë banjo publike, ndriçim rrugor, rrugë të shtruara me pllaka – kalldrëm, kanalizimet për ujëra të zeza, ujësjellës në të gjitha shtëpitë dhe përveç gjithë kësaj, një fakt shumë interesant është se mbi qytetet e tyre mbollën lule në kodrat përreth, që kur të frynte era, aroma e atyre luleve te përhapej nëpër qytet. Sa për ilustrim, ajo Londra “moderne”, e rregulloi infrastrukturën e qytetit si: shtruarjen e rrugeve me kubeza, ndriçimin publik dhe kanalizim “vetëm” 800 vjet pasi muslimanët e bënë atë në Spanjë. Thuhet se në shekullin XV, në qendër të qytetërimit, në Londër, në rrugë hidheshin mbeturinat, të cilat punonjësit e higjienës komunale i merrnin pas një jave dhe kështu pastronin qytetin.
Një fakt po aq interesant është se në vitin 794 h, muslimanët filluan të përdorin letrën në të gjitha institucionet shtetërore për drejtimin e administratës, gjë që të tjerët ketë e bënë 10 shekuj më vonë.
Pse e përmenda këtë? A thua vetëm për të përkujtuar atë që muslimanët kanë zbuluar dhe kontribuar për njerëzimin? Jo! Përkundrazi, ata arritën të shpikin të gjitha këto pa u larguar nga Islami. Ata ishin krenarë, prandaj Allahu i lartësoi, më saktë, suksesi i tyre reflektohet në faktin se ata nuk u ndanë nga Islami, me qëllim qe të kenë sukses! Ata e kuptuan sinqerisht mesazhin e Allahut dhe e zbatuan këtë ajet si burimin kryesor të forcës së tyre: “Ky Kur’an udhëzon në rrugën e vetme të drejtë dhe për besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se do të kenë shpërblim të madh”[1]
Sot, ka shumë mjekë, inxhinierë muslimanë, por pak të dobishëm, sepse ata mendojnë se suksesi dhe Islami nuk shkojnë bashkë. Gjendja aktuale e muslimanëve nuk është dëshmi kundër Islamit, nuk është dëshmi kundër traditës së Pejgamberit (a.s) , por e kundërta – Islami është dëshmi kundër muslimanëve. Islami dhe libri më i mirë, Kurani, i thërret muslimanët në bashkim, por ata janë të ndarë. Ai i thërret ata të edukohen e të fitojnë dituri, e ata janë larguar prej saj. I thërret në punë të dobishme, qoftë për këtë botë, qoftë për botën e ardhshme, e ata flejnë e dembelosen. Ai i thërret ata në drejtësi, e ata janë të padrejtë ndaj njëri-tjetrit. Ai i thërret në sjellje të mirë e moral, e ata anojnë nga imoraliteti dhe jokultura. Ai i thërret ata për përdorim ekonominë dhe të drejtën e burimeve të tokës, e ata janë të pakujdesshëm ndaj kësaj dhe për këtë arsye u bëjnë padrejtësi njerëzve të tjerë dhe vetvetes.
Ne muslimanët duhet ta kuptojmë se Allahu e shpalli këtë fe, këtë sistem, për ta bërë jeten më të lehtë për ne; Ai nuk ka nevojë për këtë. Sepse besimi është garanci që ne do të kemi një jetë të bukur dhe të këndshme në këtë botë dhe, në dashtë Zoti, ta gëzojmë atë përjetësisht në Ahiret. Në këtë kuptim, Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu dëshiron t’jua lehtësojë – dhe njeriu është krijuar si qenie e dobët”[2]Allahu ka garantuar se kjo fe do të qëndrojë, Por ne nuk jemi të obliguar të luftojmë që të mbijetojë feja, por që të mbijetojmë ne, sepse besimi është identifikimi ynë, Allahu xh.xh. në Kuran thotë: “Ne, me të vërtetë, e kemi zbritur Kuranin dhe me të vërtet Ne do ta ruajmë atë![3]
Çfarë do të thotë gjithë kjo që përmendem më lartë? Do të thotë se është koha për t’u kthyer në Islam, është koha për një fillim të ri, për një faqe të re, një faqe përparimi dhe, në dashtë Zoti, një sukses të ri.
Pyetja që duhet t’ia bëjme vetes është: A mund të rivendosim reputacionin dhe krenarinë që kishim dikur?
Po, ne mundemi, ne muslimanët nuk do ta kthejmë reputacionin tonë dhe nuk do ta sjellim atë, përveç në të njëjtën formë që u solli reputacion gjeneratave të para të muslimanëve, që është: t’i kthehemi Islamit dhe praktikimit të tij plotësisht dhe në mënyrën se si ata e kuptuan dhe e praktikuan atë, dhe të kuptojmë se vetëm me Islamin mund të ecim përpara dhe jo ndryshe. Në këtë kuptim, Allahu i Lartësuar thote: “…Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një popull perderisa ai popull të ndryshojë vetveten”. Dhe kur Allahu dëshiron të ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë atë; ai nuk ka mbrojtës përveç Tij.”[4]
Dhe së funmdi, Allahu xh.xh. thotë: “E kush ia kthen shpinën Librit Tim, ai do të jetojë një jetë të vështirë dhe në Ditën e Gjykimit do ta ringjallim të verbër”.[5]
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Ua ju kam lënë amanet dy gjëra, nuk do të humbni nëse iu përmbaheni, e ato janë: Libri i Allahut dhe Suneti im.”
Ndërsa Omeri (r.a) ka thënë: “Ne jemi një bashkësi që Allahu e ka lartësuar përmes Islamit, andaj sa herë që kërkojmë krenari për diçka tjetër përveç Tij, Allahu do të na poshtërojë”.

Autor: Edin Muriq
Përshtati: Esat  Rexha

[1] – Sure Isra: 9.

[2] – Sure Nisa: 28.

[3] – Sure Hixhr: 9.

[4] – Sure Ra’d: 11.

[5] – Sure Taha: 124.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.