Lum si ai që i zbukuron faqet e librit të tij me istigfar

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Në zhurmën e jetës dhe mes mangësive e dobësisë së njeriut, istigfari mbetet një derë e hapur që nuk mbyllet kurrë, dhe një mëshirë që shtrihet mbi çdo zemër që e kanë lodhur mëkatet dhe e kanë rënduar gabimet. Nuk ka gjë më të bukur sesa një rob që e takon Allahun, ndërsa faqet e librit të tij mbushen me istigfar, duke e përmendur atë në mëngjes dhe në mbrëmje, në begati dhe në vështirësi, derisa istigfari bëhet shoqëruesi i jetës së tij dhe furnizimi i shpirtit të tij.

Kurani Fisnik e ka lidhur istigfarin me çdo të mirë; me të largohen brengat, hapen dyert e bereqetit dhe zbresin mëshirat. Allahu i Lartësuar thotë nëpërmjet profetit të Tij Nuhut (a.s): “Unë u thashë: kërkoni falje Zotit tuaj, se vërtet Ai është Falës i madh; Ai do t’ju dërgojë shi të bollshëm nga qielli; dhe do t’ju ndihmojë me pasuri e me bij, dhe do t’ju bëjë kopshte e do t’ju bëjë lumenj.”[1]

Pra, istigfari nuk është thjesht fjalë që shqiptohen, por një adhurim që e gjallëron zemrën dhe e kthen njeriun tek Allahu sa herë që dynjaja e largon prej Tij.

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Nuh: 10 – 12.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.