Mesazhi i ajetit “As për ata të cilët, kur vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua: “Unë nuk mund t’ju siguroj kafshë shalimi”, kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut).”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Erdhën tek profeti (a,s) Ebu Lejla dhe Abdullah ibn Mugaffel në ditën e Tebukut për t’i kërkuar kafshë që të luftonin.

E kur profeti (a.s) i informoi se nuk mund t’i jepte, u kthyen duke lotuar. Ata qanë sepse nuk patën mundësi të kryenin një adhurim, po nëse do të kishin bërë ndonjë mëkat?!

Ata të dy e patën të vështirë që t’ju mbyllej një portë mes tyre dhe Allahut.

E  kur kjo ndodh në çastin kur njeriu përpiqet  – nxiton me të gjithë qënien e tij – t’i bindet Allahut, mirëpo pë shkak të pamundësisë nuk mund të afrohet tek Ai, çfarë efekti do të kishte kur për shkak të një mëkati, ai do ta ndjente veten më të larguar tek Allahu?!

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *