Mesazhi i ajetit: “Dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Urrejtja e fortë është shkatërruese. Dashuria e fortë është shkatërruese. E Jusufi (a.s) u sprovua me të dyja këto: Urrjejtja e fortë ishte shkak për t’u hedhur në pus, ndërsa dashuria e fortë ishte shkak që ai të futej në burg.

Ne ndonjëherë nuk posedojmë kontrollin e zemrave, por jemi të urdhëruar për drejtësi, duam apo urrejmë.

Mos i bëj të mira të këqijat e atij që ti e don dhe as mos i bëj të këqija të mirat e atij që ti e urren. Ji i drejtë dhe vendosi gjërat në vendet që u takon!

Abdullah ibn Muhamed El Verrak ka thënë: Shkuam tek imam Ahmedi dhe na tha nga po vini: I thamë: Nga mexhlisi i shejh  Ebi Kurejbit?

Na tha : Shkruani ç’ka merrni prej tij se ai është shejh i mirë

I thamë: Por ai të qorton ty?

Na tha: Ai është një shejh i mirë që është sprovuar me mua.

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *