Ne, betejën nuk e kemi humbur në Xhami, por jashtë saj.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Më kujtohet thënia e një dijetari, në kohët e hershme: Në qoftë se njeriu do arrijë të dalë në hapësirë, dhe këtë nuk e bëjnë muslimanët, atëherë të gjithë janë gjynahqarë në këtë çështje.
Besimtari duhet të jetë gjithmonë një hap përpara, ky është koncepti i drejtë i imanit dhe jo kur ti dështon në jetë kthehesh dhe flet për Ahiretin. Vërtetë kemi ardhur si provë, por ne duhet t’i japim jetë kësaj toke.
Këto parime nuk janë prona të atij që i posedon teorikisht, por të atij që i jetëson praktikisht.
Në zhargonin tonë të përditshëm ne ankohemi dhe shpesh dëgjojmë: ku është Zoti? Përse nuk i ndihmon besimtarët?
E unë pyes: Për cilët besimtarë e keni fjalën? Për ato të cilët jetojnë me misionin e tyre, apo ato të cilët dhe besimin e duan për t’i ecur mirë në dynja?
Nuk kam dyshim që ndihma e Zotit është afër për ata që nxitojnë tek Ai.

Autor: Tahir Zenelhasani

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *