Të dashur fëmijë!
A keni dëgjuar për qytetin e Mekës?
Qyteti i Mekës ndodhet në perëndim të Arabisë Saudite. Qyteti i Mekës ka diçka më tepër se 2 milion banorë. Qyteti i Mekës është qyteti më i njohur dhe më i rëndësishëm islam.
Çfarë klime ka qyteti i Mekës?
Qyteti i Mekës ashtu sikur edhe qytetet e tjera në Arabinë Saudite ka një temperaturë relativisht të lartë si në dimër ashtu edhe në verë. Gjatë verës temperatura mund të shkojë edhe deri në 60˚C
A e dini se kush ka lindur në qytetin e Mekës?
Në qytetin e Mekës ka lindur njeriu më i mirë që ka parë historia e njerëzimit, Profeti Muhamed (a.s).
Përse qyteti i Mekës është i rëndësishëm?
Qyteti i Mekës është i rëndësishëm sepse në të ndodhet Qabja, xhamia e parë që është ndërtuar në sipërfaqen e tokës.
Një prej pesë kushteve të Islamit është kryerja e haxhit njëherë në jetë për atë që ka mundësi. Ritet e këtij obligimi madhor kryhen në Mekë, në Qabe dhe në disa vende përreth si në Mina, Arafat e Muzdelife. Në Mekë kryhet edhe rituali i Umres.
A ka folur Allahu i Madhëruar për qytetin e Mekës në Kuran?
Po, madje me disa emra:
Mekë: Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Ai është i Cili përmbajti duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre në mes të Mekës.”
Bekka: Allahu i Madhëruar thotë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Bekkë e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.”
Qytet: Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe përkujto kur Ibrahimi tha: Zoti im bëje këtë qytet të paqes dhe të sigurisë.”
Qytet i sigurtë: Allahu i Madhëruar thotë: “Betohem në këtë qytet të sigurtë”
Ummul Kura (Nëna e qyteteve): Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ky Kurani është një Libër i bekuar të cilin Ne e kemi zbritur duke vërtetuar shpalljet hyjnore të cilat erdhën para tij, për të këshilluar Nënën e Qyteteve dhe të gjithë botën rreth saj.
Çfarë veçorish dalluese ka qyteti i Mekës?
Prej veçorive dalluese të qytetit të Mekësh është se
Ai është qytet i sigurtë.
Ai është qytet i bekuar.
Ai është qytet i pastër.
Ai është qytet i shenjtë.