Nga ana gjuhësore, fjala “Muadal” ka kuptimin: “i munduar, i lodhur, shtrëngim”
Në terminologjinë e hadithit, termi “hadith muadal” përkufizohet me fjalët: “Ai hadith, nga vargu i të cilit kanë rënë dy apo më shumë transmetues njëri pas tjetrit”
Shembull: Maliku thotë: Kam informacion se transmetohet, që Ebu Hurejrah (r.a) të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Pronari duhet t`i sigurojë skllavit ushqimin dhe veshmbathjen në formën më të mire dhe nuk duhet ta ngarkojë me punë përtej mundësive që ka”[1]. Dihet se mes Malikut dhe Ebu Hurejras (r.a) janë dy transmetues njëri pas tjetrit, të cilët ai (Maliku) nuk i ka përmendur fare.
Gjykimi për hadithin muadal
Hadith muadal është i dobët, pasi nuk dihet gjendja e atyre transmetuesve që nuk janë përmendur në varg, përveç rastit kur dijetari i përmend ato në një varg tjetër, apo kur për hadithin ka varg tjetër përforcues. Nga librat që kanë shumë hadithe muadal, janë librat e Ibn Ebi Dunja.
Autor: Rushit Musallari
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Muueta. Hadithi është Sahih.



















