Kam një kungulleshë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Loja “Kam një kungulleshë” është zbavitëse dhe mjaft e përhapur. Por si luhet kjo lojë?

Kjo lojë luhet me dy ose më shumë lojtarë. Sa më shumë lojtarë të ketë aq më e bukur është ajo.

Le të supozojmë se kemi tre lojtarë.

Hapi i Parë:

Secili prej lojtarëve zgjedh një numër: 1, 2, 3.

Hapi i dytë:

Lojtari me numër 1 fillon lojën duke  thënë: “Kam një kungulleshë dhe e ndaj në 2 (ose 3) pjesë”, ai është i lirë të zgjedhë njërin prej numrave të tjerë dhe jo numrin e tij.

Hapi i tretë:

Lojtari që dëgjon numrin e përcaktuar përpara se loja të fillojë thotë: “Përse 2?”

Lojtari 1 thotë: “Po sa?”

Lojtari 2 thotë: “1”

Lojtari 1 thotë: “Përse 1?”

Lojtari 2 thotë: “Po sa?”

Lojtari 1 thotë: “3”

Lojtari 3 ndërhyn (dhe jo lojtari 2) dhe thotë: “Përse 3?”

Dhe kështu loja vazhdon…

Kush prej lojtarëve ngatërrohet në pyetje përgjigje, apo ndërhyn kur nuk e dëgjon numrin e vet, skualifikohet nga loja.

Në rastin kur një numër është skualifikuar, për shembull numri 2 është skualifikuar, loja fillon nga fillimi, por lojtarët duhet të bëjnë kujdes që mos ta përmendin numrin 2 gjatë lojës, sepse kjo do të thotë se ai që e thotë atë është ngatërruar dhe si rrjedhojë automatikisht skualifikohet.

Ai lojtar që reziston deri në fund pa u ngatërruar fiton lojën.

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *