Në librin “Bahrud dumu” të autorit Ibn Xheuzi nga Seid ibn Xhubejri citohet se në Ditën e Kijametit njeriu do të sillet e do t’i jepet libri por që nuk do të gjej në të as namazin as agjërimin dhe as veprat e tij të mira.
Ai do të thotë: “O Zot ky është libri i dikujt tjetër! Unë kam bërë vepra të mira por ato nuk gjenden në këtë libër”.
Por atij do t’i thuhet: “Zoti yt nuk humb as harron asgjë. Vepra juaj e mirë është fshirë për shkak se ke përgojuar njerëzit.”
Prandaj, o njeri! Bëj kujdes nga fakti që të adhurosh Allahun dhe shpërblimet e adhurimit t’ia dhurosh një tjetri. Ki kujdes që nesër, shpërblimi i veprave të mira shkojë tek ai që e ke zemëruar, tek ai që pasurinë ia ke marrë me të padrejtë, tek ai që e ke cenuar në nder, tek ai që ia ke marrë pozicionin e punës me ndërhyrje….
Autor: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Mevlad Çollaku
By: ardhmëriaonline.com



















