Nga bukuritë e Islamit dhe nga lehtësimet që ai i solli njerëzve është se: Allahu nuk u ka ndaluar atyre asgjë përveçse ua ka zëvendësuar me diçka më të mirë, që plotëson të njëjtën nevojë dhe është e mjaftueshme për ta, ahtu siç e ka sqaruar këtë Ibn Kajimi (r.h) kur ka thënë: “Allahu
U ndaloi atyre kërkimin e fatit me shigjeta dhe ua zëvendësoi atë me duanë e Istihares .
U ndaloi fajden/kamatën dhe ua zëvendësoi me tregtinë fitimprurëse.
U ndaloi bixhozin dhe ua zëvendësoi me fitimin e pasurisë përmes garave të dobishme (me kuaj, deve dhe shigjeta).
U ndaloi mëndafshin (për burrat) dhe ua zëvendësoi me lloje të ndryshme veshjesh luksoze prej leshi, liri e pambuku.
U ndaloi imoralitetin dhe homoseksualitetin, e ua zëvendësoi ato me martesën hallall.
U ndaloi pirjen e lëndëve dehëse dhe ua zëvendësoi me pije të shijshme e të dobishme për shpirtin dhe trupin.
U ndaloi ushqimet e ndotura e të dëmshme dhe ua zëvendësoi ato me ushqime të mira e të pastra.
Dhe kështu, nëse i shohim të gjitha dispozitat e Islamit, gjejmë se Allahu i Lartësuar nuk u ka kufizuar robërve të Tij diçka në një anë, veçse ua ka zgjeruar në një anë tjetër të së njëjtës natyrë. Sepse Ai, i Lartësuari nuk dëshiron për robërit e Tij vështirësi, mundim apo stërlodhje; përkundrazi, dëshiron lehtësi, mirësi, udhëzim dhe mëshirë, siç thotë i Lartësuari: “Allahu dëshiron t’ju sqarojë dhe t’ju udhëzojë në rrugët e atyre që ishin para jush, si dhe t’ju pranojë pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.”[1]
Autor: Jusuf Kardavi
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Sure Nisa: 26



















