Në mesin e klasës do gjesh ndonjë nxënës që ka nivel logjike më të dobët se të tjerët, por kur ju si mësues e qortoni dhe e vini në pozitë për shkak të saj, ky nxënës është destinuar të kompleksohet nga marrëdhënia me dijen.
Ndërsa një mësues i urtë, i mëshirshëm e largpamës me një nxënës të dobët në matematikë për shembull i jep pyetje të lehtë dhe e inkurajon duke i thënë: Bravo, Të lumtë, Zoti të begatoftë. Duke vepruar kështu, ai është duke e ngritur atë gardualisht.
Ta mendojmë që je prind dhe njëri nga fëmijët ju drejton një pyetje të rëndomtë dhe, në mesin e të tjerëve ju qeshni me pyetjen e tij dhe e bëni atë objekt, harrojeni që ai t’ju pyes përsëri. Në këtë rast, ti je bërë shkak për ta ndërprerë mardhënien e dijes mes teje dhe atij.
Në qoftë se jeni dukator i vërtetë: sado që pyetja të jetë e rëndomtë përgjigju asaj me interes. Nuk është turp të jesh i paditur, turp është të ngelesh i paditur. Të gjithë kemi lindur të paditur. Të gabosh nuk është turp, por të vazhdosh në gabim është turp.
Nxiti të tjerët të pyesin e mos i injoro ato. Mos ” e thyej” të paditurin. Mos e bëj të vogël para njerëzve. I Dërguari Allahut (a.s) ka thënë: “Mos i bëni të tjerët t’ju skuqen fytyrat”
Ndodh që dikush ju pyet dhe ju lodh. Ti duhet t’i përgjigjesh tjetrit e të mos e vësh tjetrin në pozitë. Vallë dëshiron ta vendosësh tjetrin në pozitë, ama dije se veten ke turpëruar tek Zoti.
Autor: Muhamed Ratib Nabulsi
Përshtati: Mevlad Çollaku