Hadithi aziz

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Nga ana gjuhësore, fjala “aziz” ka kuptimin: “i pakët, i rrallë, i fortë”

Në terminologjinë e hadithit, termi “hadith aziz” përkufizohet me fjalët: “Hadithi që ka nga dy transmetues në të gjitha hallkat e vargut të transmetimit

Shembull:

Imam Buhariu thotë: “Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, i cili ka thënë: Na ka treguar Ibn Ulejeh, i cili transmeton nga Abdulaziz ibn Suhejbi, ndërsa ky transmeton nga Enesi (r.a), se i Dërguari I Allahut (a.s) ka thënë: “Asnjëri prej jush nuk e ka besimin të plotë, derisa të jem më i dashur për të sesa fëmijët, prindërit dhe të gjithë njerëzit

Buhariu thotë gjithashtu: Na ka treguar Ademi, i cili ka thënë: Na ka treguar Shubeh, i cili transmeton nga Katade, ndërsa ky transmeton nga Enesi (r.a), se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: Asnjëri prej jush nuk e ka besimin të plotë, derisa të jem më i dashur për të sesa prindërit, fëmijët dhe të gjithë njerëzit

Ky hadith është transmetuar nga Enesi (r.a) dhe Ebu Hurejrah (r.a). Sa për ilustrim, nga Enesi (r.a) e transmetojnë dy transmetues: Katade dhe Abdul Azizi. Nga Katade e transmetojnë dy të tjerë: Shubeh dhe Saidi. Nga Abdul Azizi e transmetojnë dy transmetues: Ismail ibn Ulejeh dhe Abdul Uarith ibn Said, ndërsa prej tyre e transmetojnë shumë të tjerë.

Hadithi aziz i nënshtrohet rregullave të kritikës së hadithit. Ai mund të jetë i vërtetë (sahih), i pranuar (hasen), i dobët (daif), i trilluar (meudua) etj.

Autor: Rushit Musallari

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *