Fjala “ftesë” në Kuran dhe Sunet

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Së pari: Në Kuran

Fjala “ftesë” është përmendur në një sërë vendesh në Kuranin Famëlartë.

Ajo është përmendur në kontekstin e urdhërit. Allahu i Madhëruar thotë: “Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara. Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.”[1] Apo ajeti tjetër: “Dhe ti (o Muhamed) thirr për tek Zoti yt!”[2]

Ajo është përmendur në kontekstin e nxitjes dhe motivimit. Allahu i Madhëruar thotë: “E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: Unë me të vërtetë jam musliman.”[3]

Ajo është përmendur në kontekstin e njoftimit. Allahu i Madhëruar thotë: “O populli im, ç’është kjo, unë ju thërras në shpëtim, ndërsa ju më thërrisni në zjarr?!”[4]

Ajo është përmendur në kontekstin e metodave dhe mënyrave të saj. Allahu i Madhëruar thotë: “Pastaj i thirra me zë të lartë.”[5]

Ajo është përmendur në kontekstin e atyre që i kanë kthyer shpinën asaj. Allahu i Madhëruar thotë: “Sa herë që i thirrja për t’i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mëndjemadhësi (në mosbesim).”[6]

Ajo është përmendur në kontekstin e metodologjisë. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu, unë nuk jam prej idhujtarëve.”[7]

Së dyti: Në Sunet:

Fjala “ftesë” është përmendur në një sërë vendesh në Sunetin e Profetit (a.s)

Ajo është përmendur në kontekstin e nxitjes dhe sqarimit të shpërblimit që merr ai i cili i fton të tjerët. Profeti (a.s) ka thënë: “Kush thërret në udhëzim, ka të njëjtin shpërblim si shpërblimi i atyre që e pasojnë atë (udhëzim), pa ju pakësuar atyre asgjë nga shpërblimi i tyre. E kush thërret për në humbje ai do të mbartë mëkatin si mëkati i atyre që e pasojnë atë (humbje) pa ju pakësuar atyre asgjë nga mëkati i tyre.”[8]

Ajo është përmendur në kontekstin e llojeve të ftesës. Profeti (a.s) ka thënë: “Mjerë Amari. Atë do ta vrasë grupi kryengritës. Amari do t’i ftojë ata për tek Allahu, ndërsa ata do ta ftojnë atë për në Zjarr.”[9]

Ajo është përmendur në kontekstin e gradualitetit dhe përshkallëzimit. Kur Profeti (a.s) e dërgoi Muadhin (r.a) në Jemen i tha: “Vërtet, ti do të shkosh tek një popull që janë ithtarë të Librit. Gjëja e parë që do të bësh është që t’i ftosh ata që të adhurojnë Allahun.”[10]

Autor: Muhamed ibn Abdulaziz Auaxhi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Ali Imran: 104.

[2] – Sure Haxh: 67.

[3] – Sure Fussilet: 33.

[4] – Sure Gafir: 41.

[5] – Sure Nuh: 8.

[6] – Sure Nuh: 7.

[7] – Sure Jusuf: 108.

[8] – Muslimi.

[9] – Buhariu.

[10] – Buhariu.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *