Lutje për Gazën

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

O Allah!

Ty të ankohemi për dobësinë tonë, për pamundësinë e planeve tona dhe për shpërfilljen e njerëzve ndaj nesh.

O më i Mëshirshmi i të gjithë mëshiruesve! Ti je Zoti i të dobtëve. Ti je Zoti ynë.

Në dorë të kujt do të na lesh neve?

Në dorë të të huajit që na injoron apo në dorë të armikut që ka fuqi mbi ne?

Nëse nuk je i zemëruar me ne, nuk shqetësohemi.

Por Mëshira Jote është më e gjerë për ne.

Kërkojmë mbrojtje me dritën e Fytyrës Tënde që i ndriçon gjithë errësirat, që rregullon punët e kësaj bote dhe botës tjetër.

Të mos na përfshijë zemërimi Yt!

Të mos bjerë mbi ne pakënaqësia Jote!

Të kërkojmë falje derisa Ti të kënaqesh.

Nuk ka forcë që e ndryshon gjendjen tonë përveç Teje.

O Allah! Zoti ynë ndihmoji vëllezërit tanë në Palestinë e në Gaza.

O Allah! Zoti ynë ji me ta në këto momente të vështira.

O Allah! Zoti ynë largojua atyre këtë mënxyrë e fatkeqësi në të cilë ndodhen.

O Allah! Zoti ynë mbroje Palestinën, Gazën dhe Kudsin.

O Allah! Zoti ynë pranoi të rënët e tyre si dëshmorë në rrugën Tënde.

O Allah! Zoti ynë shëroi të plagosurit dhe të sëmurët prej tyre.

O Allah! Zoti ynë çliroje Palestinën nga pushtuesit.

O Allah. Zoti ynë shkatërroi zullumqarët dhe armiqtë e fesë e të profetëve.

O Allah! Zoti ynë shkatërroi sionistët izraelitë dhe këdo që është në krah të tyre.

O Allah! Zoti ynë pranoi lutjet tona.

Amin!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.