A është Hamas një vepër e Izraelit?

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kohëve të fundit sidomos me zgjatjen e Konfliktit në Gaza, është e natyrshme që të ketë zëra që hedhin dyshimet se HAMAS mund të jetë një produkt i MOSAD-it Izraelit.

Njerëzit që e thonë këtë mund të jenë dy kategori:

1 – Dashamirës që u dhemb kjo që po ndodh në Gaza.

2 – Njerëz me mision përcarjen e Umetit Mysliman dhe që janë thjesht një nga armët që i përdor armiku.

Por të dy palët shprehin të njëjtat justifikime edhe pse qëllimet nuk i kanë njësoj.

Të dy palët shprehin dhimbjen e tyre për viktimat në Gaza dhe se u intereson që lufta të mbarojë sa më shpejt dhe ai popull të lehtësohet.

Mirëpo vetëm të parët e kanë këtë me dashamirësi.

Të dy palët përsëri ngjajnë me njëra tjetrën në pyetjet që bëjnë por jo edhe në qëllimet kur i bëjnë këto pyetje. Për këtë arsye Allahu i gjykon qëllimet e njerëzve.

Kjo d.m.th. që ne nuk mund të gjykojmë dot -sepse nuk i dijmë zemrat e njerëzve- personat që i shtrojnë këto pyetje.

Kjo na bën që nisemi nga vullneti i mirë që këta njerëz kanë.

Le t`i shtrojmë pra këto pyetje të njerëzve dhe t’u japim atyre përgjigjet e nevojshme

1 – A është HAMAS një krijesë e MOSAD?

2 – A është 7 Tetori një produkt Izraelit?

3 – A mund të themi se Izraeli dhe Hamas janë të koordinuar në këtë luftë?

Le të fillojmë me përgjigjen e pyetjes së Parë..

A ËSHTË HAMAS KRIJESË E MOSAD?

Përgjigja është JO..

Dhe ja ku e bazoj përgjigjen time.

FILLIMISHT SHKOJMË NË THEMELET E HAMASIT

Hamas është krijuar, bazuar në disa themele dhe themeluesıt e HAMAS janë njerëz që i përkasin Vëllazërisë Muslimane. E siç e dijmë të gjithë Vëllazëria Myslimane është aktualisht Lëvizja e vetme që ka ringjallur parimet e Islamit për të paktën 80 vitet e kaluara në të gjithë botën. Vëllazëria Myslimane është lëvizja më e sulmuar që në vendin ku u themelua për herë të parë në Egjipt, ku liderët e saj janë vrarë dhe janë burgosur dhe vdekur në burgje pothuajse të gjithë personalitetet kryesore.

Nëse Vëllazëria Myslimane nuk do të ishte një lëvizje Islame, atëherë shumica e dijetarëve të Islamit nuk do të ishin antarë të saj, ose përkrahës të saj. Fakihët më të mirë të shekullit të XX në botën Islame i përkasin Vëllazërisë Myslimane. Liderët fetarë më të aftë dhe më në zë, që ka patur shekulli i XX, i përkasin Vëllazërisë Myslimane. Personalitetet më të rëndësishme të pothuajse çdo shteti në botën Islame që kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën për ceshtje kombëtare dhe për çlirimet nga Okupatori i përkasin Vëllazërisë Myslimane.

Aktualisht Vëllazëria Myslimane, është lëvizja e vetme në botën Islame që kundërshton Projektin Zionist dhe e ka luftuar atë në mënyrë të hapur. Vëllazëria Myslimane ishte ajo që dërgoi trupat ushtarake prej antarëve të saj dhe shkatërruan projektin Zionist në vitet 40-50 në Palestinë. Dhe po të mos ishte tradhëtia e qeverive Jordaneze, Siriane, dhe Egjiptiane që i tradhëtuan dhe i bombarduan, që i çarmatosën pabesisht, Vëllazëria Myslimane e kishte përfunduar Projektin Zionist, para se të shpallej shteti i Izraelit.

Edhe sot Vëllazëria Myslimane është lëvizja Islame e vetme e sulmuar nga të gjitha diktaturat arabe dhe qeverite vasale të Zionizmit. Është e vetmja lëvizje Islame që e konsiderojnë si ISLAMI POLITIK dhe e kanë nxjerrë jashtë ligjit. Të gjitha lëvizjet e tjera Islame kanë bërë kompromis të deklaruar ose të heshtur me projektin Zionist. Ndërsa mes Vëllazërisë Myslimane dhe Projektit Zionist nuk ka patur kurrë paqe. Mes tyre ka patur gjithmonë gjak nga të dyja palët.

E pra HAMAS është fëmija i kësaj nëne..

A ËSHTË 7 TETORI PRODUKT IZRAELIT?

Përgjigja: JO

7 Tetori dhe Tufani i Aksasë nuk është Produkt Izraelit. Por do të ishte Produkti Izraelit 14 tetori.

Pasi plani për të sulmuar Gazan ushtarakisht dhe për të bërë këtë që po bëhet aktualisht, ka qenë gati tashmë. Vetë ministrat e qeverisë Izraelite dhe gjeneralët e këshillit të Sigurisë Shtetërore Izraelite, tregojnë se ka patur gati një plan të tillë. Dhe po pritej vetëm një javë më shumë, sa të mbaronin Pashkët Çifute që të niste sulmi i përgjithshëm ndaj Gazas.

Ajo që HAMAS bëri ishte se kuptoi gjithcka dhe tha: Ne për të vdekur kemi. Atëherë le ta japim ne goditjen e parë dhe poshtëruese për Izraelin. Faktori i befasisë, në fakt i shërbeu që të merrnin qindra pengje dhe shumë dokumenta të klasifikuara si TOP SECRET  nga bazat ushtarake çifute.

Nëse nuk do të ishin pengjet, atëherë nuk do të kishim sot këtë intensitet vrasjesh. Por brenda një muaji do të vriteshin të paktën një milion njerëz, me bombardime. Atëherë Hamas, nëse nuk do të bënte goditjen e BEFASISË, do të ishte në pozicion mbrojtës dhe nuk do t`i shkaktonte Izraelit këto humbje që i ka shkaktuar.

HAMAS në fakt arriti të sfidojë krejt Intelegjencën Izraelite. Ata sot thonë se ne e dinim. Por nëse do ta dinin se sulmi do të ndodhte, padyshim ata do të merrnin masat dhe nuk do të kishte të tilla dëme që aktualisht HAMAS i ka dhënë Izraelit.

HAMAS theu mitin e Ushtrisë së Pamposhtur të Izraelit. E sigurisht që nuk ka asnjë ushtri apo shtet që punon kundër vetes së vet.

Imagjinoni që po te mos ishte Çeku i bardhë Amerikan dhe Ura Ajrore e furnizimit me armatime nga Amerika, Britania, Gjermania dhe krejt Perëndimi. Sot HAMAS do kishte mbaruar punë me Izraelin.

Imagjinoni sikur Izraeli të mos sillte mercenarë nga e gjithë bota perëndimore, nga KISHAT PROTESTANTE, kudo në botë, sot do të shikonim eksodin e kundërt të ikjes së Izraelitëve.

Imagjinoni që vetëm 12 ditë bombardime të Iranit ndaj Izraelit dhe kanë ikur gjithsej nga Izraeli dhjetëra mijëra refugjatë Izraelitë për në Qipro dhe nga aty për në shtetet ku i kanë shtetësitë e dyfishta.

Aktualisht Izraeli ka vendosur Ligjin e zhveshjes nga të drejtat qytetare ndaj shtetasve Izraelitë që rrijnë më shumë se 9 muaj jashtë Izraelit. E këto po ndodhin, sepse Izraeli vërtetë është në luftë me HAMASIN. Dhe sipas të gjitha gjasave, mbarimi i kësaj luftë është me fitoren e HAMASIT

A MUND TË THEMI SE IZRAELI DHE HAMASI JANË TË KOORDINUAR NË KËTË LUFTË?

Përgjigjen më të mirë të kësaj pyetje e jep populli i GAZAS që ka derdhur dhe po derdh kaq shumë gjak. Nëse do të ishte se HAMAS nuk do të ishte prej vetë popullit të GAZAS, atëherë do të shikonim protesta të mëdha popullore që do të kërkonin që HAMAS të mos qëndronte më në GAZA.

Përkundrazi shohim që popullata në Gaza, jo vetëm që po i mbron bijtë e vet, por edhe po i furnizon përdite me ushtarë të rinj. Ndërkohë që ushtria Izraelite po bën luftë me mercenarë. GAZA po bën luftën më të natyrshme dhe më të ndershme duke nxjerrë përpara bijtë e saj më të dashur që janë LUFTËTARËT E HAMAS DHE TË GJITHA BRIGADAVE TË TJERA TË REZISTENCËS.

Autor: Eduart Thartori

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *