Shpërblimi i përmbushjes së nevojave të myslimanëve
Nëse personi që ndihmon ose përpiqet të plotësojë nevojat e myslimanëve do të dinte shpërblimin e madh që ka tek Allahu, do të kuptonte sa i çmuar është veprimi i tij. Prej këtyre shpërlbimeve mund të përmendim:
1 – Allahu garanton përmbushjen e nevojës së tij.
2 – Kjo është më e mirë se i’tikafi në Xhaminë Profetike.
3 – Është nga veprat më të mira tek Allahu.
4 – Allahu ia forcon këmbët mbi urën e Siratit
5 – Allahu lehtëson punët e tij.
6 – Ai do të jetë nën hijen e Arshit të Allahut në Ditën e Kijametit.
Dëshmi nga Suneti profetik:
Pejgamberi (a.s): “Kush ndihmon vëllain e tij (mysliman) në nevojën e tij, Allahu do ta ndihmojë në nevojën e tij.”[1]
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Allahu është në ndihmë të robit sa kohë njeriu e ndihmon vëllain e tij.”[2]
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Të ecësh me vëllain tënd mysliman për nevojën e tij më pëlqen më shumë sesa të bëj i’tikaf një muaj në xhaminë time.”[3]
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush ecën me vëllain e tij mysliman deri sa ta plotësojë nevojën e tij, Allahu e vendos këmbën e tij të sigurt në Ditën që këmbët rrëshqasin.”[4]
Pejgamberi (a.s): “Nga veprat më të mira është të sjellësh gëzim tek vëllai yt besimtar, ose të shlyesh borxhin e tij, ose ta ushqesh me bukë.”[5]
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush i jep mundësi atij që është në vështirësi, ose ia falë borxhin, Allahu do ta vendosë atë nën hijen e Tij në Ditën kur nuk ka hijë tjetër përveç hijes së Tij.”[6]
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush ia lehtëson situatën e një njeriu që është në vështirësi, Allahu do t’ia lehtësojë atij në këtë botë dhe në botën tjetër.”[7]
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Ishte një njeri që i jepte hua njerëzve dhe i thoshte shërbëtori i tij: “Kur të vijë dikush që është në vështirësi, falja, se ndoshta Allahu do të na falë neve.” Kur u takua me Allahun, Allahu ia fali atij.”[8]
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga stresi i Ditës së Kijametit, le të ndihmojë një njeri që është në vështirësi, ose t’ia falë borxhin.”[9]
Autor: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Sahihul Xhami’.
[2] – Muslimi.
[3] – Silsiletul Hadith es Sahiha.
[4] – Silsiletul Hadith es Sahiha.
[5] – Sahihul Xhami’.
[6] – Sahihul Xhami’.
[7] – Sahihul Xhami’.
[8] – Buhariu dhe Muslimi.
[9] – Muslimi.



















