1 – Avulli i astmës nuk e prish agjërimin në mendimin më të drejtë të dijetarëve.
2 – Kokrrat që vendosen poshtë gjuhës për të lehtësuar krizat e zemrës thithen në mënyrë direkte dhe nuk e prishin agjërimin.
3 – Mendimi më i saktë është se vetëm lënda ushqyese që futet në brendësi të trupit e prish agjërimin, kurse ajo që nuk është ushqyese nuk e prish.
4 – Mendimi më i drejtë është se vëzhgimi që bëhet me aparate në stomak (sondë) nuk e prish agjërimin.
5 – Pikat që lëshohen në hundë nuk e prishin agjërimin.
6 – Oksigjeni që merret me aparate nuk e prish agjërimin.
7 – Avulli që merret me gojë nuk e prish agjërimin.
8 – Nëse narkoza përdoret për të gjithë trupin, kur i sëmuri e humb vetëdijen, agjërimi prishet, por nëse narkoza është vetëm për një pjesë të trupit, pra mpirje e pjesshme, nuk e prish atë.
9 – Pikat që lëshohen në vesh nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrijnë në brendësi të trupit.
10 – Pikat që vendosen në sy nuk e prishin agjërimin, sipas mendimit më të saktë të shumicës së dijetarëve.
11 – Injeksioni që bëhet nën lëkurë, në muskul ose në damar nuk e prish agjërimin, kur nuk është ushqyes, sipas mendimit më të saktë të pjesës dërrmuese të dijetarëve.(si p.sh insulina)
12 – Injeksioni që bëhet në damar dhe është ushqyes (siç është serumi) e prish agjërimin.
13 – Vajrat, kremrat dhe ngjitëset që përdoren për mjekim të jashtëm nuk e prishin agjërimin.
14 – Vëzhguesi (laparaskopi) i barkut nuk e prish agjërimin.
15 – Pastruesi veshkave, zakonisht shoqërohet me lëndë ushqyese dhe sheqerna, prandaj e prish agjërimin.
16 – Pastrimi i vaginës, vëzhgimi me aparte, e të tjera si këto, nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrin gjë në stomak dhe nuk ndonjë shkak që ta prishë atë.
17 – Injeksioni në rrugë anale nëse përmban lëndë ushqyese apo ujë të cilat i thith stomaku, e prish agjërimin, sepse fuqizon trupin.
18 – Supostet që jepen në rrugë anale nuk e prishin agjërimin.
19 – Vëzhgimi i rrugëve anale me aparate nuk e prish agjërimin.
20 – Vëzhgimi i fshikëzës, futja e ndonjë ilaçi brenda saj ose një lëndë që ndihmon në qartësimin e rrezeve nuk e prish agjërimin.
21 – Dhurimi i gjakut dhe hixhamja në mendimin më të saktë të dijetarëve nuk e prish agjërimin.
22 – Dhënia e gjakut për analiza nuk e prish agjërimin.
23 – Mbushja e dhëmbit apo heqja e tij nuk e prish agjërimin, por duhet me patur parasysh që të mos shkoj gjë në fyt.
Autor: Ahmed Muhamed Halil