A do ta mund falenderimi bekimin

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Që kur mu dha dija e drita

Qartë e drejt për të pare

Kujt t’i falenderohem e dita

Ja nisa si për herë të pare

Me llogari zero çbekim vërtet

Mirënjohje Atij që mi dha po vet’

Po Ai veç mi shtonte oh sa Bujar

A do mundem t’i përmbahem vallë?!

Sa herë falenderoja Ai mi shtonte

Bekimet shpesh më lanë mbrané’

Prej nga nisa egoja çdo herë lëshonte

S’po rri gjithherë n’krye t’i bëj ballë..

Çka me ba veç me luftu e me shpresu

N’kto beteja kjo luftë s’ka me maru

Ndoshta kur të dalim krejt nga kjo botë

Kem’ me shly e me dalë të bardhë si bor’

Autor: Ibrahim Xhepmetaj

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *