Edhe pse Allahu i Lartësuar e ka veçuar njeriun dhe e ka nderuar mbi krijesat e tjera, dhe ia ka nënshtruar gjithçka që e ka të nevojshme, qofshin ato të dukshme apo të fshehura, dhe e ka krijuar me një natyrë të pastër dhe të shëndoshë, megjithatë shumë njerëz kanë devijuar nga rruga e natyrës së tyre të pastër dhe nuk kanë pranuar tjetër veç humbjes. Ata kanë ndjekur shejtanin, armikun e vjetër, dhe kanë adhuruar idhujt në forma të ndryshme dhe në të gjitha llojet e tyre.
Disa grupe të arabëve kanë adhuruar idhuj që u ishin transmetuar nga popujt e mëparshëm, si: Ued, Suva’, Yaghuth, Jeuka dhe Nesr, të cilët ekzistonin te populli i Nuhut, dhe adhurimi i këtyre idhujve u përhap ndër fiset arabe. Këtë e dëshmon hadithi i transmetuar nga Ibn Abasi: “Idhujt që ishin te populli i Nuhut u bënë te arabët më pas. Uedishte për Kelb në Deumetul Xhendel, Suva’ për Hudhejl, Jeguth për Murad, pastaj për Benu Getaf në el-Xheuf te Saba’, Jeuka për Hemdan, dhe Nesr për Himjar të fisit të Dhi el-Kala’. Ata ishin emra të disa burrave të mirë nga populli i Nuhut. Kur ata vdiqën, shejtani u sugjeroi popujve të tyre të ngrejnë statuja në vendet ku ata u mblodhën dhe t’u japin emrat e tyre. Ata e bënë këtë, por nuk u adhuruan deri sa ata vdiqën dhe dijenia u harrua, atëherë u adhuruan.”[1]
Përveç këtyre idhujve, arabët adhuronin edhe idhuj të Kurejshëëve, si Lati, Uzza, Menat dhe Hubel:
Idhulli Menat – më i vjetri ndër idhujt e tyre – ishte vendosur në bregun e detit në drejtim të al-Mushel-lel, në një vend midis Mekës dhe Medinës. Arabët e nderonin shumë, dhe askush nuk e adhuronte më tepër se Eus dhe Hazrexh. Profeti (a.s), e dërgoi Aliun (r.a) dhe e rrëzoi atë gjatë vitit të pushtimit.
Idhulli Lat ndodhej në Taif. Ai ishte si një shkëmb katror. Kujdestarët e tij ishin Thekifët, të cilët kishin ndërtuar mbi të një shtëpi. Të gjithë arabët e nderonin dhe i vendosnin emrat e njerëzve të tyre sipas tij, duke thënë: “Zejd Lat”, “Tejm Lat”… e kështu me rradhë. Ai ndodhej në vendin e minares së xhamisë së Taifit. Kur Thekifët u bënë myslimanë, Profeti (a.s), e dërgoi Mugire ibn Shu’bah për ta rrëzuar dhe djegur me zjarr.
Idhulli Uzza ishte më i ri se Lat dhe ndodhej në Uadi Nahlah mbi një degë të drurit. Arabët kishin ndërtuar mbi të një shtëpi dhe dëgjonin zëra nga aty. Kurejshët e nderonin shumë. Kur Profeti (a.s) e çliroi Mekën, dërgoi Halid ibn Velidin, i cili e goditi dhe e rrëzoi. Atje Ishte tre drunj të zverdhur, Pastaj ai shkoi tek ajo dhe e preu (pemën). Kur preu të tretën, papritur iu shfaq një grua abisinase me flokë të shpupuritur, duke vendosur dorën mbi supin e saj dhe duke kërcitur me dhëmbë; pas saj ishte kujdestari i saj. Halidi tha: “O Uzza, mohuese! Nuk je e lartësuar. Unë e pashë se Allahu të ka poshtëruar.” Pastaj e goditi dhe ia çau kokën; dhe ajo u bë hi. Më pas ai vrau edhe kujdestarin e saj.
Idhulli Hubel ishte një ndër idhujt më të mëdhenj të Kurejshëve në brendësi të Qabes dhe rreth saj. Ishte prej akiku të kuq në formë njeriu. Kur arabët kishin mosmarrëveshje ose donin të udhëtonin, shkonin te ai dhe betoheshin me kupa pranë tij. Ebu Sufjani tha për të gjatë Betejës së Uhudit: “I Lartësuar qoftë Hubeli”, dhe Profeti (a.s) i tha: “Thuani: Allahu është më i Lartë dhe më i Madh.”[2]
Ndër idhujt që adhuroheshin ishin Isaf dhe Nailah. Thuhet se origjina e tyre është kjo: Isafi ishte një burrë nga xhurhumët dhe Nailah një grua po nga Xhurhumët. Ata hynë në Shtëpinë e Allahut dhe bënë veprime të ndaluara aty. Allahu i shndërroi ata në dy gurë, të cilët njerëzit i nxorrën dhe i vendosën që të jenë mësim për njerëzit. Megjithatë, me kalimin e kohës, ata filluan të adhuroheshin përveç Allahut.
Megjithëse adhurimi i idhujve ishte mjaft i përhapur në mesin e arabëvem, pati edhe nga ata njerëz që Allahu i ruajti nga adhurimi i çdo tjetër përveç Tij, duke u përgjigjur thirrjes së Ibrahimit (a.s) “O Zoti im, bëje këtë qytet të sigurt dhe më ruaj mua dhe bijtë e mi që të mos adhurojmë idhujt.”[3]
Adhurimi i idhujve vazhdoi në tokat e arabëve deri sa Allahu e mbylli mesazhin Tij me dërgimin e Muhamedit (a.s) i cili pastroi tokën nga idhujt dhe i orentoi njerëzit vetëm tek Zoti i vërtetë, të cilit nuk i lejohet t’i bashkangjitet askush në adhurim:“Allahu do ta përmbushë dritën e Tij, edhe pse mosbesimtarët e urrejnë.”[4]
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Buhariu.
[2] – Buhariu.
[3] – Sure Ibrahim: 35.
[4] – Sure Saff: 8.



















