Epshi nuk është dashuri!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Epshi është diçka tjetër veç dashurisë, në fakt është më pak se dashuri. Është dëshira e llojit, jo dëshira e individit.
Është një marrëdhënie midis mashkulloritetit dhe feminitetit.
Individi nuk e zbulon veten në të, por zbulon llojin dhe gjininë e tij. Dashuria përmban epsh, por epshi nuk përmban dashuri.
Në dashuri, jo vetëm që zbulon se je mashkull apo femër, por zbulon se je filani/filanja që ke zgjedhur filanen/filanin në veçanti dhe nuk mund ta zëvendësosh atë me dikë tjetër.
Fjala “Të dua” është fjala më e thellë dhe më e bukur në jetën e një njeriu, sepse nuk është thjesht një fjalë, por më tepër një dritare përmes së cilës njeriu e shikon veten e vërtetë dhe sekretin e tij.
Një jetë pa dashuri është një jetë e ftohtë, e vetmuar dhe absurde, pa entuziazëm, shije dhe gëzim.
Jeta pa dashuri…është tjetërsim.
Epshi nuk na ngushëllon, nuk na shuan etjen dhe nuk na kompenson dashurinë.
Është thjesht një mënyrë e ikjes me të cilin e shpërdorojmë energjinë tonë dhe e heqim qafe atë.
Epshi është si alkooli, bixhozi dhe droga, mjete për të fikët, lodhje dhe mërzi…

Autor: Mustafa Mahmud

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *