Kur Xhingis Han pushtoi Buharanë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kur komandanti mongol Xhingis Han sulmoi qytetin e Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm, e rrethoi por pa mundur ta pushtojë.

Duke ndjerë dështimin, ai u shkroi qytetarëve të qytetit që ishin bërë një trup i vetëm kundër pushtuesit: ”Kushdo që radhitet në anën tonë, ka besën time.”

Kjo bëri që gjysma e qytetarëve të lëkundeshin dhe të lëshojnë armët, duke u dorëzuar para ushtrisë mongole. Ndërkohë që gjysma tjetër këmbënguli në mbrojtjen e qytetit deri në pikën e fundit të gjakut.
Xhingis Han u shkroi dezertorëve: ”Nëse na ndihmoni kundër forcave mbrojtëse të qytetit, do tu emërojmë në postet drejtuese të qytetit pasi ta shtiem në dorë.”

Kjo u dha zemër, kështu u armatosën dhe lufta u zhvendos brenda qytetit, mes bijve të njëjtit gjak, ndërkohë që ushtria mongole bënte tifozllëk nga jashtë.

Në fund, fituan tradhëtarët dhe ushtria mongole vërshoi brenda. Çudia më e madhe ishte kur mongolët i çarmatosën tradhëtarët dhe u prenë kokat të gjithëve. Me këtë rast, Xhingis Hantha: ”Nuk u zihet besë atyre njerëzve që tradhëtojnë popullin e vet.”

Autor: Ibn Ethiri

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *