Nxitoni pasi vdekja nuk pret!
Nesër do të pendohem, nesër do të vendos një program leximi, nesër do ndjek dietë ushqimore…
Vjen e nesërmja dhe nuk zbatojmë asgjë nga ajo që i vendosëm vetes qëllim!
E kështu besonin edhe ata që vdiqën para një minuti!
Nxitoni pasi vonesa e momentit të kushton një jetë të plotë.
Thotë Sunabihiu dolëm si muhaxhirë nga Jemeni me qëllim të takonim Profetin (a.s) por kur arritëm në Medine na u tha:
Ka vdekur i Dërguari i Allahut (a.s) para pesë netësh.
Vonesa prej pesë netësh i privoi të kishin nderin e të qënurit sahabinj
Nxitoni se ndoshta vonesa e një ore nga Xheneti të privon.
Autor: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Mevlad Çollaku