Thashethemet përçajnë njerëzit, prishin marrëdhëniet dhe shkatërrojnë lidhjet mes tyre.
E sa shumë janë shtuar thashethemexhinjtë!
Nëse dikush flet mirë dhe me të drejtë për një person në mungesë të tij, rrallë gjendet dikush që t’ia përcjellë atë fjalë.
Por e kundërta ndodh kur dikush flet keq për një person në mungesë të tij: të shumtë janë ata që nxitojnë t’ia përcjellin fjalën!
Të parët tanë të mirë ua mbyllnin portat thashethemexhinjve dhe nuk u jepnin mundësi të përhapnin fjalët e tyre.
Fadël ibn Ijad tregon: “Isha te Uehb ibn Munebbih, kur erdhi një njeri dhe i tha: “Isha te filani dhe ai të shau.”
Uehbi i tha: “A nuk gjeti shejtani dikë tjetër përmes të cilit ta përcillte këtë fjalë?”
Mos u bëni lajmëtarë të shejtanit!
Autor: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Mevlad Çollaku
By: ardhmëriaonline.com



















