Ajo gjë që të çon në haram është haram

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ndër parimet që ka përcaktuar Islami është se, kur ndalon diçka, ai ndalon edhe mjetet që çojnë drejt saj dhe mbyll rrugët që të shpien tek ajo.

Kështu, nëse, për shembull, duke qenë se imoraliteti është i ndaluar me Islam, po ashtu janë të ndalura edhe të gjitha shkaqet që e çojnë njeriun drejt saj, si shfaqja e pahijshme e periudhës së injorancës, veçimi i ndaluar mes një burri dhe një gruaje, përzierja e shkujdesur mes gjinive, paraqitja e trupit të zhveshur, letërsia e shthurur, këngët e pahijshme etj.

Pikërisht mbi këtë bazë, juristët myslimanë kanë përcaktuar rregullin: “Ajo që çon në haram është haram.”

Me këtë ngjan edhe një parim tjetër të përcaktuar nga Islami: mëkati i një veprimi të ndaluar nuk kufizohet vetëm te kryerësi i drejtpërdrejtë i tij, por rrethi zgjerohet duke përfshirë çdo person që ka marrë pjesë në të, qoftë me përpjekje materiale apo morale. Secili merr pjesë në mëkat në masën e kontributit të tij.

Për sa i përket alkoolit, Profeti (a.s) ka mallkuar atë që e pi, atë që e shtrydh, atë që e bart, atë tek i cili bartet dhe atë që konsumon çmimin e tij, siç do ta përmendim më poshtë.

Ndërsa për kamatën, ai ka mallkuar atë që e konsumon, atë që e jep, shkruesin e saj dhe dy dëshmitarët e saj.

Kështu, çdo gjë që ndihmon në kryerjen e një vepre të ndaluar është e ndaluar, dhe kushdo që ndihmon në kryerjen e një vepre të ndaluar është bashkëpjesëmarrës në mëkat.

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *