Mevludi dhe Palestina

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Më 5 maj të vitit 1938 – të, në revistën “El Feth”, Imam Hasan El Benna do të shkruante sa më poshtë:

O muslimanë! Së shpejti do të festoni përvjetorin e lindjes së Profetit (a.s). Do të ishte shumë e volitshme që në përkujtimin e kësaj ndodhie të flisni rreth ndodhive të rënda që e kanë goditur botën islame. Është mirë të flisni rreth situatës së përgjakshme që po ndodh në Palestinën e dëshmorëve, të flisni se çfarë ka ngjarë atje përgjatë një lufte që ka zgjatur 20 – të vite e të flsini për rrezikun që i kanoset asaj nga judaizmi për shkak se kolonializmi i armatosur e ka përligjur atë me zjarr dhe hekur.

Në këtë ditë ju do të kujtoni se si me dhjetëra dëshmorë janë varur në trekëmbësh, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një plak në moshën 80 – të vjeçare. Do të kujtoni se si janë përdhosur gjërat e shenjta të fesë.

Do të kujtoni xhaminë e bekuar të Aksasë, kilbën e parë nga janë falur besimtarët dhe vendin e tretë të shenjtë në Islam, e cila është pushtuar nga ushtria kolonialiste. Do të kujtoni se si kolonialistët ndërhynë midis robit dhe Zotit, e ndërprenë në mes namazin dhe lutjet e tyre dhe se si thirrjen e ezanit e shoqëruan me tringëllimën e armëve!

Do të kujtoni se si i morën gjykatësit e fesë nga posti i gjykatës, i arrestuan dhe pastaj i futën në burg sikur të ishin kriminelë.

Do të kujtoni se si janë të lidhur me pranga hekuri me qindra të burgosur që po torturohen nga tingulli i prangave.

Do të kujtoni ata qindra luftëtarë të cilët lanë shtëpitë dhe familjet e tyre, për të mbrojtur me gjakun e tyre të çmuar nderin e lartë të Islamit; duke mbrojtur fenë dhe atdheun nëpërmjet sakrificës. Do të kujtoni se si me gjakun dhe shpirtin e tyre kanë mbrojtur xhaminë e bekuar të Aksasë dhe vendet e shenjta të Islamit që ajo të ruajë statusin e saj islam dhe arab.

Do të kujtoni se si ushtarët sulmuan gratë në dhomat e tyre duke jua rrëmbyer bizhuteritë nga qafat dhe kyçet e duarve dhe se si disa prej tyre i çuan në qelitë e errëta të burgut.

Të gjitha këto ndodhi do t’i kujtoni me rastin e mevludit, madje më tepër se kaq, do të kujtoni të gjitha vuajtet dhe dëmet që i janë shkaktuar Palestinës, Tokës së Shenjtë.

Mirëpo sa vlen përkujtimi nëse nuk shoqërohet me veprime aktive që e largojnë dëmin dhe agresorit i tregojnë vendin?!

Çfarë vlere kanë rënkimet e muslimanëve – ditën dhe natën – për Palestinën nëse ata nuk merren vesh me njëri-tjetrin për mënyrën se si duhet të eliminojnë vuajtjet në Tokën e Shenjtë, si duhet t’i mbështesin banorët e saj muslimanë dhe si duhet t’i përkrahin luftëtarët e saj?!

Prandaj është obligim për të gjithë muslimanët që në këtë ditë t’i përkushtohen çështjes së Palestinës. Muslimanët duhet të protesojnë kundra politikës zullumqare, të falin namazin e xhenazes në mosprezencë të atyre njerëzve që kanë rënë dëshmorë në xhami, të organizojnë tubime për t’i përkrahur muslimanët në Palestinë dhe të mbledhin ndihma për t’jua lehtësuar atyre hallet dhe mundimet.

Këto janë disa prej detyrave që muslimanët kanë karshi Palestinës në këtë ditë, kujtimet e së cilës lidhen ngushtë me historinë dhe lavdinë e Tokës së Shenjtë.

Kjo është një thirrje që buron nga thellësia e zemrës, të cilën Zyra Kryesore e Vëllezërve Muslimanë në Egjipt ia drejton të gjithë muslimanëve dhe muslimaneve në botë dhe jo vetëm atyre por edhe çdo njeriu që ka zemër dhe ndërgjegje të pastër për të shpëtuar Palestinën nga vuajtjet dhe mundimet e saj, gjithsekush sipas mundësisë që ka.

Në këtë ditë, e lus Allahun t’i forcojë muslimanët që të jenë si ndërtesa e ndërtuar me themele solide, të jenë një bllok i vetëm e rradhët e tyre mos të kaplohen nga dobësia. Ata duhet t’i kujtojnë mbarë botës se Palestina është çështja e të gjithë muslimanëve dhe se ata nuk do të tolerojnë asnjë lloj padrejtësie kundrejt saj qoftë edhe sa një grimcë e vogël. E Allahu i Madhëruar thotë: “Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.”[1]

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Kaf: 37.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.