Si të sillem me familjarët e bashkëshortit të cilët më lëndojnë?

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Autor: Xhasim Mutawa

Një grua ankohet duke thënë: A e kam për detyrë që të shkoj tek familja e bashkëshortit e cila mblidhet për çdo javë?

Një tjetër grua ankohet: Familjarët e bashkëshortit nuk më respektojnë, as më vlerësojnë dhe e përfolin prezencën time. A t’jua kthej me të njëjtën monedhë apo..?

Dhe një grua e tretë thotë: Motra e bashkëshorit është shumë xheloze ndaj meje. Arsyeja e kësaj është se ajo e ka rritur bashkëshortin tim dhe tashmë ajo ndjen sikur unë po ia rrëmbej. Si duhet të sillem me të?

Të gjitha këto ankesa – dhe të tjera të ngjashme – apelojnë rreth faktit se si gruaja duhet të sillet me familjarët e bashkëshortit. Si fillim, ne duhet të përcaktojmë dhe të bëjmë dallimin midis raporteve e detyrimeve që burri ka ndaj familjes së vet dhe midis raporteve e detyrimeve që gruaja ka ndaj familjarëve të bashkëshortit. Padyshim që nuk janë të njëjtat raporte dhe si rrjedhojë edhe përgjigja nuk është e njëllojtë.

Burri ka për detyrë që t’i nderojë familjarët e vet, e ka për detyrë që t’ua plotësojë nevojat dhe t’ju shërbejë atyre, veçanërisht prindërve. Kurse në lidhje me gruan nuk mund të themi të njëjtën përgjigje. Ajo nuk ka të njëjtat detyrime që ka bashkëshorti i saj, por kjo – absolutisht – nuk nëkupton injorimin e tyre, sepse respekti dhe sjellja me mirësi ndaj tyre nënkupton se ajo respekton dhe vlerëson bashkëshortin e saj.

Mirëpo në rastin kur ata shkaktojnë pakënaqësi dhe lëndime, atëherë në këtë rast, ne ndodhemi para dy alternativave:

Alternativa e parë: Të durojë dhe në këtë rast ajo ka një shpërblim të madh. Në një proverb thuhet: “Për shkak të një palë syve nderohen një mijë sy”[1] Padyshim nëse gruaja do të vlerësohej nga bashkëshorti i saj për këtë qëndrim, kjo do të ishte një mbëshjetje e madhe për të. Në një situatë të tillë, këshillojmë që ajo nuk duhet të flasë keq për familjarët e bashkëshortit të saj me qëllim që mbështetja e tij të vazhdojë. Po ashtu ne këshillojmë që gruaja mos të ndikojë tek bashkëshorti i saj që ai të ndahet apo të grindet me familjarët e saj.

Alternativa e dytë: Gruaja nuk mund të durojë. Në këtë rast, ajo duhet të bijë dakord me bashkëshortin e saj për mënyrën se si duhet ta përballojë këtë situatë duke vendosur një sërë zgjidhjesh me qëllim që të ruajë familja e saj mos të shkatërrohet.

Zgjidhja e parë: Ajo dhe bashkëshorti i saj duhet të bijnë dakord që mos ta vizitojë familjen e tij për çdo javë, përveçse në festa e ditë të shënuara, si për shembull në Ramazan, Bajram, apo në sebepe familjare. Mirë është që gjatë vizitës tek famijlarët të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti, sepse prezenca e tij garanton moslëndimin e saj. Japim këtë këshillë, duke u nisur nga fakti se gruaja nuk e ka për detyrë që të shkojë dhe të vizitojë familjarët e bashkëshortit të saj, ndryshe nga bashkëshorti që e ka për detyrë të vizitojë familjen e vet.

Zgjidhja e dytë: Nëse ata të lëndojnë me fjalë, mos ia kthe me të njëjtën mondedhë, sepse duke ju përgjigjur me të njëjtën monedhë atëherë hapet porta e grindjeve dhe shamatave. Në këtë rast, ti duhet të tregohesh racionale: mund të heshtësh ose mund të tregohesh diplomate duke mos i kushtuar rëndësi detajeve.

Zgjidhja e tretë: Vizita jote tek famijlarët e bashkëshortit të jetë e shkurtër. Rri aq sa është e nevojshme dhe pastaj kërko leje për t’u larguar. Por më lejo që të ndalem në një pikë shumë të rëndësishme që duhet ta kemi parasysh: gruaja nuk duhet t’i pengojë fëmijët e saj që të shkojnë e të vizitojnë familjarët e bashkëshortit sepse gjyshi dhe gjyshja kanë të drejtë që të shikojnë nipërit dhe mbesat dhe të kenë intimetet me ta. Këto dy çështje janë krejtësisht ndryshe nga njëra-tjetra.

Zgjidhja e katërt: Gruaja nuk duhet t’i konsiderojë marrdhëniet me familjarët e bashkëshortit sikur është në sfidë të përhershme me ta, sepse mund të humbasë durimin dhe në gjaknxehtësi e sipër mund të thotë fjalë të pahijshme. Në këtë rast, problem ndërlikohet më tepër, ç’ka shkakton pasoja tek bashkëshorti dhe fëmijët. Dhe pse jo, çështja mund të shkojë deri aty sa bashkëshorti të mendojë divorcin. Padyshim këtë përfundim – të keq – nuk e do asnjëri prej nesh. Në kohën kur kam qenë gjykatës, më kujtohet një rast, kur dy bashkëshortë u paraqitën para meje dhe kërkonin që të divorcoheshin. U përpoqa maksimalisht që ata të dy të pajtoheshin dhe më në fund ranë dakord. Mirëpo – në këto momente – ndodhi një gjë e pazakontë, nëna e bashkëshortit ndërhyri   dhe refuzoi pajtimin midis tyre duke kërkuar që ata të dy të divorcoheshin. Megjithatë unë nuk e pranova kërkesën e saj pasiqë proçedurat e pajtimit midis dy palëve kishin përfunduar.

Aftësia e gruas për të qenë e sjellshme me familjarët e bashkëshortit është një element shumë i rëndësishëm. Profeti (a.s) ka folur me tone të ashpra ndaj atij njeriu që sillet keq. Ai (a.s) ka thënë: “Njeriu më i keq është ai njeri të cilin njerëzit shmangen prej tij me qëllim që të ruhen nga e liga e tij.”[2] Njeriu i mençur sillet me njerëzit duke treguar moralin e tij të mirë dhe jo duke u sjellë si të tjerët. Allahu i Madhëruar thotë: “Falni, urdhëroni për mirë dhe shmanguni nga të padijshmit.”[3] Ai i cili e fal atë që i ka bërë padrejtësi dhe i ruan lidhjet ai është i lumtur dhe fituesi tek Allahu i Madhëruar.

[1] – Që nënkupton se për shkak të një njeriu të nderuar nderohen një mijë të tjerë. Sh.p.k.

[2] – Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

[3] – Sure A’raf: 199.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

PrayerFajrSunriseZuhrAsrMaghribIsha
Begins12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
Iqamah12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

Prayer Begins Iqamah
Fajr12:00 am 12:00 am
Sunrise12:00 am
Zuhr12:00 am 12:00 am
Asr12:00 am 12:00 am
Maghrib12:00 am 12:00 am
Isha12:00 am 12:00 am

Artikujt e fundit