Sikur Kurani të ishte prej njeriut (Muhamedit a.s)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

1- Do të kishte romantike për femrën.. Siç ka në Dhjatën e Vjetër. E cila është produkt njerëzor. Por ka vetëm përmendje shkencore dhe psikologjike

2 – Do të kishte dedikime me baza familjare, përshembull: Do të kishim Sure me emrin e Gruas së Muhamedit a.s. (Hatixhes ose ndonjë tjetre) por nuk ka. Ajo që është, është surja Merjem një femër e nderuar që nuk ka lidhje kohore me Muhamedin a.s. Dhe përmendja është për arsye shumë fisnike.

3 – Do të kishte racizëm. Duke lëvduar një racë e duke e ngritur atë mbi tjetrën. Siç kemi Talmudin. Por ngaqë është prej Zotit krijesat nuk ndahen në të mira dhe më të mira. Vetëm se me devocion dhe jo me racizëm.

4 – Do të kishte Kompromis politik,. Për shembull do të bënte politikë dhe diplomaci me pabesimtarët, dhe do të kishte kompromis sipas situatës. Por jo. Politikisht Kurani nuk bën Kompromis me palën kundërshtare..(Dmth Pabesimtarët). Në Teuhid nuk ka Kompromis.

5 – Do të nxirrte të pagabueshëm Autorin e Kuranit. Nëse do të ishte Muhamedi a.s do të dilte i pagabueshëm por në Kuran del se nuk është. Ama autori i vërtetë që është Allahu del i pagabueshëm ..

6 – Haramet dhe ndalesat do ishin sipas interesave. Për shembull Mishi i derrit konsiderohet si produkt ushqimor shumë i nevojshëm sepse është produkt me bollëk. Por Kurani e ndalon sepse është i dëmshëm, në shendetin dhe raportet sociale.

7 – Faktet shkencore që përmenden në Kuran janë Të vërtetuara se nuk janë të kohës së shkrimit të Kuranit. Por janë të zbuluara shumë vonë. Nëse do të ishte prej njeriut do të kishim një Kur’an prej njeriut, informacioni aty do të arrinte deri në nivelin e shpatës dhe shkretëtirës. Ndërsa Kurani shkon në nivelin e Atomit..

8 – GERMAT ENIGMATIKE.. Në fillim të disa sureve Kur’anore. Do t’a gjejmë edhe në revelatat e tjera hyjnore. ELIF, LAM, MIM, Është një lloj Kodi hyjnor si Kodi QR Individual.. Por kjo është diçka më e lartë. Diçka që ka të bëjë me GJUHËN E ZOTIT..

Përgatiti: Eduart  Thartori

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.