Thirrësit dhe realizimi i ekuilibrit mes interesimeve

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ndër faktorët më të rëndësishëm që e ndihmojnë thirrësin musliman që thirrja e tij të jetë e vazhdueshme, është aftësia e tij për të ruajtur ekuilibrin mes interesimeve të tij dhe aftësia për t’i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta, pa neglizhencë e pa teprim, dhe pa i dhënë përparësi një ane në dëm të tjetrës.

Thirrësi ka përpara vetes tri përgjegjësi:

1 – Përgjegjësinë ndaj vetes së tij.

2 – Përgjegjësinë ndaj familjes së tij.

3 – Përgjegjësinë ndaj shoqërisë së tij.

Thirrësi i suksesshëm dhe i udhëzuar është ai që e ruan këtë ekuacion të ekuilibrit, duke i dhënë secilës prej këtyre anëve të drejtën e saj në kujdes dhe interesim, duke zbatuar mësimet profetike dhe duke iu bindur fjalës së të Dërguarit të Allahut (a.s): “Vërtet, vetja jote ka të drejtë mbi ty, bashkëshortja jote ka të drejtë mbi ty dhe Zoti yt ka të drejtë mbi ty; prandaj jepi secilit të drejtën e vet.”

Ata që nuk i përmbahen këtij rregulli dhe nuk punojnë për të realizuar ekuilibrin mes interesimeve të tyre, duke e tepruar në kujdesin për një anë të përgjegjësive të tyre në kurriz të anëve të tjera… këta, në shumicën e rasteve, e humbasin elementin e stabilitetit në jetën e tyre dhe nuk e kanë aftësinë për të vazhduar në davetin e tyre.

Nëse Islami e obligon vëllanë musliman që të ruajë këtë ekuilibër mes interesimeve të tij, kjo është që ai të mund ta realizojë udhëheqjen e davetit në të gjitha aspektet e jetës së tij, e kështu të jetë njeri i davetit në të gjitha fushat private dhe publike.

Ndër sëmundjet më të rrezikshme që i godasin thirrësit dhe punonjësit për Islamin është fakti që ata kujdesen për Islamin vetëm gjatë punës së davetit, ndërsa shkëputen prej tij jashtë këtij rrethi, qoftë në çështjet personale, familjare apo profesionale. Kjo do të thotë se këta njerëz e jetojnë Islamin vetëm brenda atmosferës së organizimit, pastaj zhveshen prej tij në atmosferat e tjera. Kështu, Islami mbetet në një anë, ndërsa jeta e tyre private dhe familjare në një anë tjetër.

Dhe nëse vëllai musliman duhet ta realizojë ekuilibrin mes përgjegjësive të tij të shumta, atëherë ai duhet gjithashtu të punojë për ta realizuar ekuilibrin edhe brenda vetë secilës prej këtyre përgjegjësive.

Autor: Fet’hi Jeken

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *