Pyetje: Kam një pyetje në lidhje me aktin martesor që kryhet sipas rregullave ligjorë në Evropë. Pas kryerjes së këtij akti a lejohet jetesa bashkëshortore? Ky akt a korrespondon me aktin sipas rregullave të Islamit?
Përgjigja: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për profetin Muhamed.
Nëse akti i martesës i plotëson kushtet, atëherë ky akt konsiderohet i vlefshëm. Dhe si rrjedhojë e kësaj lejohet jeta bashkëshortore. Por nëse ka ndonjë pengesë ligjore sipas rregullave të Sheriatit, atëherë ky akt është i pavlefshëm.
Akti i martesës i cili kryhet në çdo vend jomysliman konsiderohet i vlefshëm nëse nuk ka asnjë pengesë ligjore sipas rregullave të Sheriatit. Sepse kushti i parë i aktit të martesës dhe çdo lloj akti tjetër ligjor është aprovimi i të dyja palëve. Ky kusht në aspektin ligjor plotësohet, ashtu siç plotësohet zakonisht edhe me njoftimin në publik. Kushti i dytë që është prania e dy dëshmitarëve, sipas disa medh’hebeve ai bëhet për garancinë e njoftimit të martesës, është i plotë. Ndërsa kushti i tretë që është aprovimi i kujdestarit të vajzës, megjithëse nuk ka një mendim unanim mes medh’hebeve, nëse bëhet atëherë ky është një bonus plus në aktin e martesës në aspektin ligjor.
Por nëse ka ndonjë pengesë ligjore sipas rregullave të Sheriatit, atëherë ky akt është i pavlefshëm. Si për shembull: nuk lejohet që njeriu të martohet me motrën nga qumështi. Ndërkohë që një martesë e tillë lejohet në ligjet evropiane. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë ky akt konsiderohet i pavlefshëm.
Por nëse në aktin e martesës mes dy bashkëshorteve nuk ka asnjë pengesë ligjore sipas rregullave të Sheriatit, atëherë ky akt konsiderohet i vlefshëm. Dhe si rrjedhojë edhe jeta bashkëshortore është e lejuar. Por nëse ka pengesë ligjore sipas rregullave të Sheriatit, atëherë edhe jeta bashkëshortore konsiderohet e ndaluar.
Pra akti i martesës sipas ligjeve të Evropës nëse nuk ka pengesë ligjore sipas Sheriatit konsiderohet i vlefshëm, sidomos kur të dy bashkëshortët janë evropianë.
Nëse njëri prej bashkëshortëve apo të dy bashkëshortët janë shtetas të një shteti mysliman, duhet që ky akt të regjistrohet medeomos në atë vend mysliman, në mënyrë të atillë që të garantohen të drejtat që lindin për secilin prej bashkëshorteve sipas rregullave dhe dispozitave të Sheriatit, si: të drejtat e divorcit, kujdestarisë, trashigmisë..etj.
Nëse njëri prej bashkëshortëve apo të dy bashkëshortët janë shtetas të një shteti mysliman e bëjnë aktin e martesës në Evropë, atëherë akti konsiderohet i vlefshëm dhe jeta bashkëshortore nuk është e ndaluar, vetëm se ata kanë bërë një mëkat sepse në vend që t’i nënshtrohen rregullave të Sheriatit, i janë nënshtruar ligjeve të tjera.
Ai i cli kryen marrdhënie intime me bashkëshorten duke qenë se aktin e martesës e ka bërë në Evropë duke mos patur asnjë pengesë ligjore sipas Sheriatit, atëherë veprimi i tij është i lejuar, sido që të ndodhë; e di apo nuk e di ndryshimin ndërmjet dy akteve.
Më poshtë po përmend se cilat janë pengesat ligjore sipas Sheriatit:
1 – Që bashkëshortja mos të jetë prej atyre që janë të ndaluara ligjërisht, si: nëna, vajza. Në këtë rast nuk i lejohet njeriut që të martohet.
2 – Gjidhënia. Nuk lejohet që myslimani të martohet me motrën e tij nga qumështi.
3 – Nuk lejohet që myslimani të martohet me një grua që është divorcuar nga bashkëshorti i saj, duke qenë se ajo është në periudhën e pritjes (id – des).
4 – Nuk lejohet që myslimani të martohet me dy motra njëkohësisht, me një grua dhe tezen apo hallën e saj.
Allahu e di më mirë.
Emri i Myftiut: Fejsal el Melevi
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com



















