Ky është një lexim i realitetit, pa ekzagjerime, pa dëshpërim, pa thjeshtëzime dhe pa lajka ndaj një emocioni naiv që kërkon t’i kalojë gjërat pa u thelluar në to, për të mos u zgjuar një ditë e të gjendet përballë një feje që po shkatërrohet, një koke që pritet, një nderi që dhunohet, një dinjiteti që nëpërkëmbet, një gruaje të lirë që varet në litar apo një copë toke që vidhet… E ne nuk kemi tjetër detyrë veçse të përcjellim mesazhin e qartë!
Sikur të ndaleshe, lexuesi im i dashur, te rajonet e ngjyrosura me të kuqe, do të bindeshe se ato janë vendet e botës islame që Perëndimi ka hartuar plane për t’i shkatërruar dhe për t’i përmbysur nga themelet, ndërsa rajonet e ngjyrosura me portokalli janë kandidatet e radhës për shkatërrim, ndryshim apo copëtim… Quaje si të duash, me pretendime të shumta të sajuara: siguria e Izraelit, armët e shkatërrimit në masë, “Al-Kaeda”, “ISIS”, terrorizmi, “Boko Haram”, selefizmi xhihadist, Vëllazëria Myslimane… etj.
Arsyetimet janë të shumta, por rezultati është i njëjtë: një luftë e hapur kryqëzate, misioni i së cilës është shkatërrimi i plotë i të gjitha vendeve, në mënyrë që ato të mos mund të rimëkëmben as pas pesëdhjetë vjetësh. Kjo synohet të arrihet nëpërmjet:
Ririvizatimit të hartës doktrinore, duke shkatërruar pasuesit e Ehli Sunetit në botën arabe, duke krijuar një sërë entitetesh shiite rafidite, duke ngritur në pozitë rafiditët dhe shkollat e tjera shkatërrimtare të mendimit, si dhe duke përgatitur terrenin për krijimin e një shteti të madh të krishterë ortodoks në Egjipt dhe për përshpejtimin e shpalljes së shtetit sionist nga Nili në Eufrat!
Ririvizatimit të hartës etnike, nëpërmjet krijimit të entiteteve arabe, kurde, nubiane, afrikane, amazige dhe të tjera.
Copëtimit të shteteve të mëdha në entitete më të vogla. Kjo është publikuar hapur prej vitesh, përmes planeve për ndarjen e Gadishullit Arabik, Irakut, Sirisë, Egjiptit, Sudanit dhe vendeve të tjera.
Përgatitjes së qartë të terrenit për shembjen e xhamisë Al-Aksa, ndërtimin e Tempullit dhe lënien e tokës së Palestinës tërësisht në duart e hebrenjve.
Shkatërrimit të xhamive, shkollave, universiteteve, spitaleve, rrugëve, infrastrukturës publike dhe ndërtesave; vrasjes së numrit më të madh të mundshëm të njerëzve dhe dëbimit të atyre që mbeten, duke i shpërndarë në të katër anët e botës, në mënyrë që këto vende të mos kenë më fuqi ekonomike, ushtarake, shkencore, fetare apo qytetëruese, të mos kenë as të tashme e as të ardhme!
Po të vështroje gjithë korrupsionin politik, tradhtitë, rënien e maskave të tradhtarëve, tregtarëve të atdheut, ndërmjetësve të tregtisë së armëve, gazetarëve të shthurur dhe lojën e partive kukulla në nivelin e mbarë umetit, do ta kuptoje se si armiqtë e umetit kanë hartuar plane që prej dekadash dhe si kanë arritur sukses në zbatimin e tyre, duke u mbështetur te tradhtarët, të korruptuarit dhe oportunistët.
Po të vështroje se si vepruan faraonët e rinj pas viteve pesëdhjetë në vendet e Botës së Tretë, e më pas se si vepruan kur pushteti i tyre u vu në rrezik në Siri, Irak, Egjipt, Libi, Sudan, Tunizi dhe vende të tjera, do të kuptoje se drejt cilit drejtim po shkojnë kombet, nën politikat e atyre që i shkatërrojnë shtëpitë e popujve të tyre me duart dhe bashkëpunimin e vetë këtyre popujve!
Po të vështroje sa shumë uri, varfëri, shtypje dhe frikë mbizotëron në vendet e myslimanëve, do të shihje përmasat e krimit të kryer ndaj njeriut mysliman sunit, ndaj jetës së tij, besimit të tij dhe së ardhmes së tij, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.
Po të shihje tradhtitë e institucioneve fetare, mediatike, kulturore dhe artistike në botën arabe, do të bindeshe se armiqtë e umetit kanë kohë që po ngulin gozhdët në arkivolin e tij, ndërkohë që njerëzit e lirë, të ndershmit dhe ata që kanë ndjenjën e nderit dhe të burrërisë nuk e kanë vënë re këtë, ndërsa brenda vendit kanë gjetur bashkëpunimin e tradhtarëve dhe të të korruptuarve.
Po të shihje arrogancën dhe fryrjen e së pavërtetës, si dhe tiraninë e faraonëve të jashtëm dhe guximin e tyre për t’i deklaruar hapur planet, pa kurrfarë fshehjeje, do ta kuptoje se deri në ç’masë ka arritur përçmimi dhe dobësimi i këtij umeti.
Çfarë mund të pritet në fazën e ardhshme për një umet, gjakun e të cilit hajdutët, vrasësit dhe tutorët e prostitucionit e thithin me kënaqësi, duke i prerë damarët dhe duke i shuar jetën, ndërkohë që bijtë e tij janë të ndarë në ata që duartrokasin vrasësit e tyre, ata që përgatisin qafën e vëllait për therje, ata që u tregojnë të tjerëve pikat e dobëta të familjarëve të tyre dhe ata të korruptuar që nuk e kanë për gjë të cenojnë nderin e motrave, fqinjëve dhe njerëzve që i rrethojnë?!
A është kjo një shenjë paralajmëruese e fundit të asaj që quhet bota arabe dhe e shembjes së saj, duke përfunduar e pavlerë në duart e armiqve të saj dhe të vetë bijve të saj?! A është e mundur që kjo të jetë pjesë e ligjeve të Allahut, të cilat nuk bëjnë përjashtime dhe nuk njohin favorizime?! Po pse jo? A nuk kanë rënë më parë shumë shtete islame? Pse të mos bjerë edhe kjo? A nuk ra Andaluzia? A nuk ranë republika të ndryshme në Azinë Qendrore dhe në Evropën Lindore, duke mbetur për dekada të tëra nën sundime jomyslimane? A nuk e detyroi Rusia armiqësore popullsinë e republikave islame të jetonte në mosbesim për shtatëdhjetë vjet? A nuk ndodhi e njëjta gjë në Shqipëri? A nuk e detyroi Titoja rajonin e Ballkanit të jetonte në ateizëm? A nuk u detyruan shumë vende në Afrikë, të cilat shkruanin me alfabetin arab dhe i përmbaheshin Islamit, të braktisnin fenë, derisa përqindja e myslimanëve në to ra nga njëqind për qind në pesë apo dhjetë për qind?
Atëherë, pse të mos ndodhë e njëjta gjë në këtë rajon fatkeq, i cili i ka humbur kushtet dhe faktorët e ringritjes në aspektin fetar, moral dhe qytetërimor?!
Nuk jam pesimist, por e di se ligjet e Allahut të Madhëruar nuk bëjnë përjashtime. Kur umeti e shet fenë dhe vlerat e tij dhe tradhton vetveten, ai nuk është më i denjë për të mbijetuar!
Prandaj, ejani të shohim se çfarë ka thënë Zoti ynë i Lartësuar për këtë çështje!
Të vërteta të padiskutueshme dhe hipoteza:
Në hyrje të këtij studimi kuranor mbi rënien e popujve, më lejo, lexuesi im i dashur, të parashtroj disa të vërteta të padiskutueshme dhe hipoteza, të cilat shpresoj t’i pranosh; më pas, mbi to do të ndërtoj atë që vjen në vijim.
Të vërtetat e padiskutueshme:
Me të vërteta të padiskutueshme nënkuptoj ato gjëra të vetëkuptueshme që nuk pranojnë debat, ose fakte të mirëqena që nuk kanë nevojë për argumentim, për shkak të burimit prej nga vijnë ose qartësisë së tyre të skajshme.
Korrupsioni në botën islame ka marrë përmasa të mëdha, është rrënjosur thellë, ka lëshuar rrënjë dhe ka dhënë fryte: Allahu i Madhëruar thotë: “Shkatërrimi është shfaqur në tokë dhe në det për shkak të asaj që kanë bërë duart e njerëzve, në mënyrë që Ai t’u bëjë të shijojnë një pjesë të asaj që kanë vepruar, me qëllim që të kthehen (në rrugën e drejtë). Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shihni se si ishte përfundimi i atyre që jetuan më parë! Shumica e tyre ishin idhujtarë. Prandaj, drejtoje fytyrën tënde nga feja e drejtë, para se të vijë një Ditë që nuk mund të shmanget, e cila vjen nga Allahu. Atë Ditë njerëzit do të ndahen.”[1]
Sprovat dhe fatkeqësitë e rënda që na kanë goditur janë pasojë e mëkateve tona, e mosbindjes sonë të hapur dhe e largimit nga udhëzimi i Allahut të Madhëruar, i Cili na thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është për shkak të asaj që kanë bërë duart tuaja, ndonëse Ai fal shumë prej tyre. Ju nuk mund t’i shpëtoni Atij në tokë dhe, përveç Allahut, nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.”[2]
Ndër fjalët që i atribuohen Abas ibn Abdulmuttalibit (r.a), është edhe kjo: “Asnjë fatkeqësi nuk zbret pa ndonjë mëkat dhe asnjë fatkeqësi nuk largohet pa pendim.”
Allahu i Madhëruar nuk ia ndryshon njerëzve begatitë dhe mirëqenien që gëzojnë, derisa ata vetë ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj tyre, duke e zëvendësuar mirënjohjen për begatitë e Allahut me mohim, bindjen ndaj Allahut me braktisje dhe falënderimin ndaj Tij me kryelartësi e mosmirënjohje. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete.”[3]
Allahu i Madhëruar ka përcaktuar që brezin mosmirënjohës, të nënshtruar, servil dhe kundërshtues të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, ta zëvendësojë me një popull tjetër. Zoti im i Lartësuar thotë: “Nëse ju ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do të jetë si ju.”[4] Gjithashtu, Ai thotë: “O besimtarë! Nëse ndokush prej jush largohet nga feja e vet, Allahu do të sjellë një popull që Ai e do dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimtarëve dhe krenarë ndaj jobesimtarëve, që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i frikësohen qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i Gjithëdijshëm.”[5]
Është e pamundur që i gjithë umeti të jetë i korruptuar, por rëndësi ka shumica. Nëse korrupsioni mbizotëron në të, shkatërrimi i përfshin të gjithë. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ruajuni nga një sprovë, e cila nuk do t’i godasë vetëm ata që bëjnë padrejtësi ndër ju! Dijeni se Allahu dënon ashpër!”[6]
Transmetohet se Zejnebja (r.a) e pyeti Profetin (a.s), kur ai hyri tek ajo i shqetësuar: “O i Dërguari i Allahut, a do të shkatërrohemi edhe pse mes nesh ka njerëz të mirë?” Ai u përgjigj: “Po, nëse shtohet e keqja!”[7]
Ka popuj të verbuar që e duan mëkatin dhe shtypjen, u nënshtrohen faraonëve dhe i madhërojnë ata: të tillë ishin njerëzit e faraonit, të cilëve ai mendjelehtë u tha se ishte zot dhe ata iu përulën e nisën ta adhuronin. Allahu i Madhëruar thotë: “Kështu, ai e mashtroi popullin e vet dhe ata iu bindën. Ata ishin vërtet një popull i pabindur.”[8]
Ka edhe popuj të verbuar që e duan devijimin dhe korrupsionin dhe largohen qëllimisht nga feja e Zotit të njerëzimit, ashtu si ata që parapëlqyen mosbesimin kundrejt besimit. Allahu i Madhëruar thotë: “Sa i përket fisit Themud, Ne i udhëzuam, por ata parapëlqyen verbërinë kundrejt udhëzimit.”[9]
Për shkak të verbërisë së tyre, ata nuk e dallojnë të vërtetën si të vërtetë, edhe kur e kanë para syve. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur panë një re që po afrohej drejt luginave të tyre, thanë: ‘Kjo është një re që do të na sjellë shi!’ Jo, ajo ishte pikërisht ajo që ju e kërkonit të vinte sa më shpejt: një erë që mbart një dënim të dhembshëm, e cila shkatërron gjithçka me urdhrin e Zotit të saj…”[10]
Për shkak të verbërisë së tyre, ata e duan mëkatin dhe e lejojnë atë haptazi. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata thanë: ‘Ne nuk kemi asnjë të drejtë mbi vajzat e tua dhe ti e di mirë se çfarë duam ne.”[11]
Është e pashmangshme që popuj të tillë Allahu i Madhëruar mos t’i shkatërrojë. Allahu thotë: “Dhe dënimi i tyre nuk është aspak larg prej keqbërësve.”[12] Gjithashtu: “Kur dëshirojmë të shkatërrojmë një vendbanim, Ne i urdhërojmë të shthururit e tij, por ata bëjnë shthurje në të. Kështu, vendimi për dënimin e tij bëhet i pashmangshëm dhe Ne e shkatërrojmë atë krejtësisht.”[13]
Devotshmëria është mburojë kundër ndëshkimit të Allahut dhe sjellëse e mëshirës dhe begative të Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Sikur banorët e qyteteve të besonin dhe të ruheshin nga gjynahet, Ne do t’ua hapnim atyre begatitë nga qielli dhe toka.”[14]
Një grup njerëzish që i përmbahen së vërtetës do të vazhdojë të mbetet i dukshëm dhe ta mbajë gjallë fenë deri në Ditën e Gjykimit. Ata nuk shqetësohen edhe nëse e gjithë bota bashkohet kundër tyre dhe nuk i frikësohen askujt përveç Zotit të tyre, Zotit të botëve.
I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Një grup nga umeti im do të vazhdojë të jetë ngadhënjyes, derisa t’u vijë urdhri i Allahut, dhe ata do të mbeten ngadhënjyes.”[15]Kurse në një transmetim tjetër thuhet “Një grup nga umeti im do të vazhdojë t’i përmbahet së vërtetës dhe do të jetë ngadhënjyes. Ata nuk do të dëmtohen nga ata që i braktisin, derisa të vijë urdhri i Allahut, dhe ata do të mbeten në këtë gjendje.”[16]
Hipotezat:
Me hipoteza nënkuptoj mendimet që i parashtroj për t’i diskutuar dhe për të provuar vërtetësinë e tyre, duke u mbështetur në mendimet dhe komentet tuaja.
1 – Ekziston një lloj bashkimi i kombeve kundër nesh, i cili është i pamohueshëm dhe që e dëshmon harta e paraqitur më sipër. Aleanca e NATO-s ka bashkuar forcat e saj, nën udhëheqjen e Amerikës dhe Izraelit, në një luftë të hapur kryqëzate, edhe nëse ne nuk kemi guximin ta themi këtë, me qëllim që t’i japë goditjen përfundimtare një umeti, të cilin Perëndimi nuk ka arritur ta asgjësojë gjatë pesëmbëdhjetë shekujve.
I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Është afër koha kur kombet do të thërrasin njëri-tjetrin kundër jush, ashtu siç thërrasin njerëzit e uritur njëri-tjetrin për të ngrënë rreth sofrës së tyre.” Dikush pyeti: “A do të jemi atë ditë pak në numër?” Ai u përgjigj: “Përkundrazi, atë ditë do të jeni të shumtë, por do të jeni si shkuma e rrjedhës së ujit. Allahu do t’ua heqë nga zemrat e armiqve tuaj frikën dhe respektin që kanë për ju dhe do të hedhë në zemrat tuaja dobësinë.” Dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është dobësia?” Ai (a.s) u përgjigj: “Dashuria për këtë botë dhe urrejtja ndaj vdekjes!”[17]
Nuk është sekret as bashkimi i NATO-s amerikano-sioniste me Rusinë, Kinën, regjimet tradhtare dhe ata që e urrejnë Islamin nga brenda dhe bashkëpunojnë me armiqtë!
2 – Objektivi është Islami sunit. Ekziston një mbështetje perëndimore për zgjerimin e ndikimit rafidit në mbarë botën, në dëm të besimit sunit. Irani përdor të ardhurat nga nafta, si dhe bashkëpunimin e rajoneve të tjera naftëmbajtëse, për t’u zgjeruar dhe për të blerë gazetarë, intelektualë të rremë, artistë, hoxhallarë të rremë, sufi, si dhe njerëz të thjeshtë mercenarë, me qëllim mbështetjen e projektit të tij të madh rafidit. Krahas kësaj, ai mbështet edhe rrymat e devijuara: sufizmin ekstrem, alevitët, druzët, bahaitë, kadianitë etj.
3 – Ekziston një lloj ringjalljeje e fundamentalizmit perëndimor, si dhe shfaqja e rrymave të dhunshme fetare në Perëndim, të cilat nuk e njohin Islamin përveçse si armik të qytetërimit dhe të krishterimit. Sipas tyre, ata duhet të përgatisin terrenin për kthimin përfundimtar të Mesihut dhe për ndërtimin e Tempullit! Këto rryma udhëhiqen nga një numër politikanësh dhe klerikësh ekstremistë, rabinësh sionistë dhe grupesh lobuese në Evropë dhe Amerikë.
4 – Në rajon po përgatitet terreni për shpalljen e Izraelit të Madh, brenda pak vitesh, nga Nili në Eufrat, nën mbikëqyrjen dhe drejtimin e përbashkët amerikano-perëndimor, izraelit dhe arab-izraelit. Xhamia Al-Aksa do të shembet dhe Tempulli do të ndërtohet, pas rrëzimit të Irakut, Sirisë dhe Egjiptit, si dhe pas përfundimit të rrethimit mbytës të Gazës. Bota e fundamentalizmit perëndimor do të gëzohet për afrimin e asaj që e quan kthimi i dytë i Mesihut, mediat arabe do të kërcejnë nga gëzimi, klerikët vendas do të veshin rroba të bardha, ndërsa çdo kundërshtues do të përballet me eliminim dhe shfarosje.
5 – Rajoni përreth Izraelit do të ndahet në shtete të vogla, mbi baza fetare dhe etnike, sipas planit të Bernard Leëisit, i cili është bërë publik prej vitesh.
6 – Nëse umeti nuk zgjohet nga gjendja e tij, ai rrezikon të përballet me një shfarosje në shkallë të gjerë, e cila mund t’i kushtojë dekada të tëra, breza njerëzish, triliona para dhe përpjekje të jashtëzakonshme për të rimarrë qoftë edhe një pjesë të asaj që ka pasur dikur. Ndërkohë, hendeku midis tij dhe qytetërimit bashkëkohor do të zgjerohet dhe thellohet gjithnjë e më shumë, duke e bërë të paaftë që më pas t’i arrijë ritmet e tij të zhvillimit.
7 – Ata e zotërojnë mjeshtërinë e shpikjes së justifikimeve për ta bindur botën se veprimet e tyre janë të ligjshme dhe për të përligjur krimet e tyre gjithëpërfshirëse. Ata përdorin të gjitha llojet e mjeteve dhe armëve, materiale e morale, për të arritur synimet e tyre! Janë pikërisht ata që kanë shpikur dhe përdorur si mjete frikësimi nocione të tilla si: legjitimiteti ndërkombëtar, armët e shkatërrimit në masë , ekstremizmi islamik, për t’u thënë veçanërisht perëndimorëve se kanë të drejtë t’i godasin ata.
8 – Ata e zotërojnë mjeshtërinë e krijimit të entiteteve të dyshimta, duke i mbështetur veprimet e tyre në zmadhimin e ndikimit të këtyre entiteteve: “Al-Kaeda”, “ISIS”, “Boko Haram”, selefizmi xhihadist, fantazma e sajuar e Vëllazërisë Myslimane etj.
Autor: Abduselam el Bejsuni
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Sure Rum: 41 – 43.
[2] – Sure Shura: 30 – 31.
[3] – Sure Ra’d: 11.
[4] – Sure Muhamed: 38.
[5] – Sure Maide: 54.
[6] – Sure Enfal: 25.
[7] – Buhariu dhe Muslimi.
[8] – Sure Zuhruf: 54.
[9] – Sure Fussilet: 17.
[10] – Sure Ahkaf: 24 – 25.
[11] – Sure Hud: 79.
[12] – Sure Hud: 83.
[13] – Sure Isra: 16.
[14] – Sure A’raf: 96.
[15] – Muslimi.
[16] – Muslimi.
[17] – Ebu Daudi.



















