Synimet janë tri:
Të jesh i kënaqur me Allahun.
Të jesh i kënaqur me atë që vjen prej Allahut.
Të arrish kënaqësinë që vjen prej Allahut.
Shenja e parë ka tri tregues:
Devotshmëria (takvaja).
Qëndrueshmëria në rrugën e drejtë (istikameti).
Morali i mirë në marrëdhëniet me njerëzit.
Shenja e dytë ka tri tregues:
Lënia e çdo gjëje që nuk të përket dhe që nuk të sjell dobi.
Të qenët i kënaqur me atë që të mjafton nga çdo gjë.
Mbështetja dhe dorëzimi i çdo çështjeje tek Allahu.
Shenja e tretë ka tri tregues:
Dashuria për Allahun.
Mbështetja tek Allahu (tevekkuli).
Pasimi i të Dërguarit të Allahut (a.s).
Mirëpo, kjo nuk mund të arrihet siç duhet përveçse nëpërmjet tri gjërave:
Zbatimit të obligimeve fetare.
Largimit nga gjërat e ndaluara.
Lënies së kësaj bote njerëzve të saj (duke mos e bërë dynjanë qëllimin kryesor të jetës).
Për arritjen e kësaj kërkohet ndihmë nëpërmjet tri gjërave:
Ambicies së lartë, e cila është baza mbi të cilën ndërtohet asketizmi (zuhdi).
Vendosmërisë së palëkundur, e cila është çelësi i veprës.
Shërbimit të bukur, i cili është mjeti për të arritur synimin.
Shërbimi i bukur përbëhet nga tri gjëra:
Sinqeriteti dhe saktësia e qëllimit në fillim.
Pastërtia e brendshme gjatë marrëdhënieve dhe ndërveprimit.
Realizimi i pasimit të së vërtetës, nëpërmjet marrjes shembull, kuptimit të thellë ose diçkaje tjetër që ka të njëjtin kuptim.
Ndërsa rrënjët e çdo devijimi janë tri:
Bidati (risia në fe).
Mendjemadhësia.
Pasimi i verbër (taklidi).
Bidati është: Të konsiderosh si vepër afrimi tek Allahu diçka që në të vërtetë nuk është e tillë.
Mendjemadhësia është: Ta konsiderosh veten posedues të së vërtetës dhe të drejtën që të përket.
Taklidi është: Të pranosh një shenjëzim, mendim apo fjalë të dikujt tjetër pa pasur argument fetar, logjik apo zakonor, secili sipas vendit dhe fushës së vet.
Dalja nga pasimi i verbër (taklidi) bëhet nëpërmjet tri rrugëve:
Kuptimit të thellë dhe shqyrtimit të argumenteve (tebessur).
Ixhtihadit.
Marrjes shembull dhe pasimit të një modeli të drejtë (iktida).
Iktida është: Pasimi i një dijetari që është i qëndrueshëm dhe i drejtë në gjendjen dhe sjelljen e tij.
Tebessuri është: Pranimi i një mendimi duke u bazuar në argumentin e posaçëm që e mbështet atë, pa pretenduar pavarësi të plotë në shqyrtimin dhe nxjerrjen e gjykimit.
Ixhtihadi është: Shqyrtimi i çështjes në mënyrë të pavarur, duke u mbështetur në aftësinë dhe përpjekjen personale për të arritur në gjykim.
Në kohën tonë, ixhtihadi në kuptimin e përgjithshëm është ndërprerë, përveçse në verifikimin e zbatimit të normës juridike mbi rastin konkret dhe në çështjet që kanë të bëjnë me arsyetimin logjik.
Allahu është Ai që jep suksesin dhe mbarësinë!
Autor: Ebu-l Abas, Ahmed Zerruk
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com



















