Faleminderit Jusufit (a.s)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp
ardhmeriaonline

 

1 – Nga historia juaj mësuam se disa na urrejnë nga vlerat që mbartim e jo nga të metat. Të urryen nga bukuria e mirësia pasi nuk u ngjaje atyre. Njerëzit si pëlqejnë ata që ju identifikojnë të metat!

2 – Na mësove se goditja disa herë na vjen andej nga ata që se presim. Shpëtove nga ujku por jo nga vëllezërit.

3 – Mësuam se jo çdo të mirë që të dhuron Zoti ta bësh publike me të tjerët. Pasi disa i kanë sytë të vegjël e zemrat dhe më të ngushta. Shikojnë më shumë atë që kanë të tjerët e jo tek ajo që kanë në duart e tyre.

4 – Na mësove që të ligët shumë herë veshin rrobën e këshilluesit. Iblisi i tha babait tonë Ademit (a.s) “A të tregoj për pemën që të të mundëson përjetësinë” Vëllezërit tuaj i thanë babait “Ne do të përkujdesimi për të”!

5 – Disa të këqija patjetër që janë më pak të dëmshme. Ashtu siç njerëzit ndryshojnë në mirësi ashtu dallojnë në të keqe. Të shpëtoi njëri nga vëllezërit kur tha:”Mos e vritni Jusufin”!

6 – Na mësove që frikërat që ndjejmë të mos i shfaqim pasi njërëzit tek ato do na luftojnë. Babai tha se kam frikë se do ta hajë ujku e vëllezërit thanë ujku e hëngri.

7 – Mësuam se çdo gjë do zbulohet. Ato u përpoqën ta fshehin krimin, por diçka e vogël i nxori zbuluar. Harruan ta grisin këmishën e si mundet që ujku të hajë një fëmijë e këmisha nuk dëmtohet.

8 – Mësuam se e mira dhe e keqja nuk gjendet tek gjërat, por se si i përdorim ato! Këmisha njëherë ishte mjet gënjeshtre, njëherë tjetër argument pafajsie e njëherë tjetër ilaç.

9 – Mësuam se  sa pa vlerë është Dynjaja. Ai është vendi ku ti shitesh e blihesh për disa monedha!

10 – Mësuam se shkollat,universitetet e librat janë vetëm shkaqe të të nxënit. Mësuesi i të vërtetës është vetë Zoti “Që ti mësojmë komentimin e ëndrrave” “i dhamë urtësi e dije” E se Allahu dhuron dije në raport me devotshmërinë ” E kini droje Allahun e Ai ju mëson juve”E se çështja asnjëherë s’ka qenë çështje mendje por çështje zemre.

11 – Faleminderit Jusuf. Nga hisoria juaj mësuam se fisniku nuk mashtron, i liri të mirën nuk ta kthen me të keqe e i ndershmi nuk pështyn në pusin që ka pirë. Sa bukur e sa madhështore kur thua:”Kërkoj mbrojtje të më ruaj Allahu e se zotëria im është përkujdesur për mua!

12 – Na mësove se ruajtja e amanetit në të vertetë është kur i ke të gjitha mundësitë për ta cënuar atë dhe ti i kishe të gjitha mundësitë por e ruajte nderin.

13 –  Mësuam se ruajtja e amanetit është kur i ke mundësitë ta shkelësh atë, e ndershmëria e vërtetë është kur të jepen mundësitë e ti i kishe të gjitha mundësitë për t’i shfrytëzuar,  por modeli juaj nuk tradhëton e çnderon.

14 – Na mësove se askush nuk mund të imponojë diçka që ti nuk e dëshiron e pra lëri justifikimet se koha e kushtet po na imponohen. Zylejhaja ishte pronarja jote i mbylli dyert, e  ajo posedonte joshje bukuri, pushtet e dëshirë, por ti rezistove se nuk e dëshiroje ta bëje diçka të tillë!

15 – Mësuam se kur Allahu dëshiron ta shfaq diçka nuk munden të gjithë njerëzit ta mbulojnë atë.

16 – Mësuam se në burg bëhen padrejtësi, e sa e sa të pafajshëm gjenden në të pa snjë krim.

17 – Mësuam se ëmbëlsia e besimit e largon idhtësinë e jetës. Ëmbëlsia e besimit të bëri të harrosh idhtësinë e burgut. E ti larg qoftë po të tradhëtoje, pallati do të bëhej për ty i ngushtë.

18 – Na mësove se në çdo vend ka hapësirë për ftesë për tek Zoti. Ishe rob e në pallat ftoje tek Zoti. Ishe në burg e ftoje tek Zoti. Ishe ministër në fronin e mbretit ftoje tek Zoti.

19 – Na mësove se metalin e mirë nuk e ndryshojnë vendet. Në burg të thanë “Ne të shohim nga bamirësit e kur ishe në fron dhe kërkonin falje të shikonin nga bamirësit.

20 – Faleminderi Jusuf, se nga jeta mësuam se smira sjell gjithë të këqijat. Mëkati i parë  ndodhi në qiell ku Iblisi refuzoi përuljen ndaj Ademit (a.s) e gjitha kjo nga smira. E mëkati i parë në tokë  ndodhi kur Kabili  vrau vëllaun e tij vetëm nga smira. Edhe  ti  në pus u hodhe prej smirës.

21 – Na mësove se korrupsioni ndodh nga administrimi i keq e jo nga nga burimet e pakta. I shpëtove Egjiptianët nga thatësira me mentalitet të ri por me të njëjtat burime.

22 – Na mësove se lufta mes të vëtetës e të kotës është e vazhdueshme në këtë botë deri në ditën e fundit, vetëm ushtarët janë ata që ndryshojnë. Përplasja jote me Zylejhanë është përplasja e vazhdueshme mes nderit e epsheve në çdo kohë. Përplasja me vëllezërit është përplasja mes dashurisë dhe urrejtjes në çdo kohë.

24 – Na mësove se suksesi arrihet me planifikim e i tillë ishte dhe mbajtja e vëllaut!

25 – Na mësove se Allahu për çdo betejë përzgjedh llojin e armës. Mundej të dërgonte engëj që të prishnin murin e burgut, por zgjodhi ëndrën e mbretit.

26 – Na mësove se pozicionet drejtuese janë përgjegjësi e jo nderim. Nuk e kërkove thesarin për t’u pasuruar, por për ta shpërndarë atë. E sikur të njihje dikë më të aftë nuk do e kërkoje atë.

27 –  Na mësove se dashuria ka aromë e atë nuk e ndjen vetëm se i dashuruari. E atë e ndjeu babai para se të arrinte këmisha juaj!

28 –  Na mësove se drejtësia është e kërkuar mes fëmijëve , e ndodh që prindërit pa e ndjerë fusin xhelozinë midis tyre. E bëri caktim Allahu që të ishe më i preferuari nga vëllezërit tek babai për të na mësuar që të jemi të kujdesshëm që po ndodhi kjo të ngelet në zemër e jo të kthehet në sjellje.

29 –  Na mësove se ankesat e shqetësimeve e pikëllimeve t’ia  drejtojmë vetëm Zotit. E se njerëzit dikush na do e dikush na urren. Ai që na do do ta pikëllojmë e ai që na urren do ta gëzojmë.

E askush nuk na ndryshon gjë e pse të mos ia drejtojmë Atij që në dorën e Tij është gjithçka?!

30 – Na mësove se për vazhdimin e dashurisë na duhet të bëjmë herë pas here të paditurin. E fshehe në veten tënde e ti i kishe mundesitë ta bëje e si i tillë ngelesh fisnik mes popullit.

 

Përshtati në shqip: Mevlad Çollaku

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.