Në epokën që jetojmë, Fikhu Islam ka rilindur përsëri dhe i ka vërtetuar mbarë botës, se ka të gjitha kapacitetet për të ecur përpara, pasi burimet e tij janë të pashtershme dhe të rigjenerueshme. Në këtë epokë u themeluan universitete, qendra kërkimore juridike rajonale dhe botërore, janë organizuar konferenca, kongrese, seminare të ndryshme në lidhje me Fikhun Islam dhe me nevojën e domosdoshme për ixhtihad shumëdimensional. Sido që të jetë, Allahu (xh.sh) në asnjë periudhë – as në periudhën më të errët të muslimanëve – nuk e ka lënë Umetin islam pa muxhtehidë, të cilët kanë mbajtur lart flamurin e ixhtihadit, kanë dalë kundër rrymës mohuese të ixhtihadit, për të provuar përjetësinë e Sheriatit Islam. Profeti (a.s) urdhëron dhe thotë: “Allahu i dërgon këtij Umeti në fund të çdo njëqind viteve dikë, i cili ua ripërtërin njerëzve fenë e tyre”.([1]) Allahu (xh.sh) e pasuroftë Umetin islam me sa më shumë muxhtehidë!
Autor: Rushit Musallari
By: ardhmëriaonline.com
([1]) – Hadith i vërtetë. Ebu Daudi (4291); Hakimi (8592); Taberaniu, “El-Muxhemu`l-Eusat”, (6527).



















