Mrekullia shkencore në paraprirjen e dëgjimit ndaj shikimit në Kuran

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Ai është i Cili ju krijoi dhe ju dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat. Sa pak që jeni mirënjohës!”[1]

Shenjat shkencore në paraprirjen e dëgjimit ndaj shikimit

Formimi fiziologjik i njeriut:

Dëgjimi është ndër shqisat e para që zhvillohet dhe përsoset te fetusi në mitër. Veshi fillon të funksionojë përpara syrit, pasi bëhet i aftë të perceptojë tinguj në fazat e mëvonshme të shtatzënisë, ndërsa shikimi nuk fillon të funksionojë plotësisht deri pas lindjes. Kjo renditje pasqyron urtësinë e Krijuesit në mënyrën se si renditet zhvillimi dhe përsosja e funksioneve të shqisave, në përputhje me nevojat e njeriut në fazat e ndryshme të jetës së tij.

Vazhdimësia e funksionit të dëgjimit në krahasim me shikimin:

Dëgjimi vazhdon të funksionojë edhe gjatë gjumit, pasi njeriu është në gjendje të dëgjojë tingujt përreth dhe të reagojë ndaj disa prej tyre, ndërsa shikimi pushon së funksionuari gjatë gjumit. Kjo pasqyron rëndësinë e dëgjimit në mbrojtjen e njeriut nga rreziqet që e rrethojnë, edhe gjatë kohës së pushimit.

Rëndësia e dëgjimit në perceptim dhe kuptim:

Studimet tregojnë se shqisa e dëgjimit është një nga kanalet kryesore për marrjen e dijes dhe njohurive, veçanërisht në fazat e hershme të fëmijërisë. Fëmija e mëson gjuhën e nënës dhe fiton njohuritë e para përmes dëgjimit, pastaj zhvillohet aftësia e tij perceptuese dhe ai fillon të kuptojë atë që e rrethon. Kështu, dëgjimi është porta e parë përmes së cilës informacioni hyn në mendje dhe në zemër, ndërsa shikimi përbën një shqisë tjetër të rëndësishme në procesin e perceptimit.

Ndërlidhja nervore ndërmjet shqisave dhe trurit:

Studimet shkencore në fushën e neurologjisë tregojnë se dëgjimi ka një lidhje më të fortë dhe më të shpejtë me trurin në krahasim me shikimin. Sinjalet dëgjimore arrijnë në tru dhe përpunohen më shpejt se sinjalet pamore, gjë që e bën dëgjimin një prej shqisave thelbësore në proceset e shpejta të perceptimit.

Ndikimi i shqisës së dëgjimit në aspektin emocional:

Tingujt kanë një ndikim të thellë emocional te njeriu, pasi përmes dëgjimit nxitet më shpejt aspekti emocional sesa përmes shikimit. Tingujt ndikojnë drejtpërdrejt në zemër dhe në ndjesitë e njeriut, ç’ka tregon lidhjen ndërmjet dëgjimit dhe zemrave, siç përmendet në ajetin fisnik, ku fillimisht përmenden “dëgjimi” dhe “shikimi”, e më pas “zemrat”.

Autor: Firas Uelid

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Mulk: 23.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *