Nga Botërori mësova

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Autor: Xhasim Sultan

Ndonëse – për arsye personale – nuk kam shkruajtur apo komentuar diçka rreth Kupës së Botës, më në fund diçka më nxiti dhe fillova të shkruaj mendimet e mia. Nuk është e logjikshme që ne të jemi të izoluar nga realiteti ynë, pavarësisht faktit se jemi apo nuk jemi dakord me të. Këto mendime kanë qenë prezente në çdo botëror që është zhvilluar, megjithatë në këtë botëror ato janë më konkrete.

Në fakt, nga ky botëror kam mësuar shumë gjëra për të cilat kemi shumë nevojë. Sa më poshtë do të përmend disa pika:

1 – Nga Botërori mësova se gjatë kontaktit me shumë popuj, raca e mjedise të ndryshme, vura re se që të gjithë ata i bashkon një emërues i përbashkët. Shumica e tyre, pavarësisht kulturave, interesave dhe problematikave të ndryshme kanë një interes të përbashkët: të ndjekin me vëmendje  Kupën e Botës. Kështu që unë arrita në përfundimin se të qënurit larg çështjeve globale është një prej arsyeve kryesore të hallakatjes së Umetit. Prandaj një prej mekanizmave të Rizgjimit është gjetja e një kauze unifikuese që i bashkon të gjithë njerëzit dhe i bën ata që të jenë atraktivë.

2 – Nga Botërori mësova se jo të gjithë sfidat dhe pengesat janë të këqija, përkundrazi ato mund të jenë motiv për të qenë të suksesshëm dhe për t’u rizgjuar. Shteti i Katarit u përball me aq shumë pengesa e sfida saqë askush nuk i ka imagjinuar, megjithatë ai i kaloi ato me sukses, kështu që edhe suksesi pati një shije ndryshe.

3 – Nga Botërori mësova se prapambejta në civilizim nuk është fati ynë i pashmangshëm, përkundrazi ne mund të shkruajmë fatin e suksesit dhe të supremacisë nëse derdhim mund e sakrificë. Ne mund të shndërrohemi nga vartës në liderë dhe të mund të çlirohemi nga kompleksi i inferioritetit për të qenë superiorë.

4 – Nga Botërori mësova se bota e respekton dhe e vlerëson atë njeri që kapet fort pas identitetit të tij edhe nëse ai nuk mendon sikurse ata. Por bota e përbuz atë njeri që heq dorë nga identiteti i tij edhe nëse ai shfaq shenja false të admirimit.

5 – Nga Botërori mësova se turmat e njerëzve janë të etur për fitore sado e vogël qoftë ajo, e aspirojnë pa dallim  suksesin e kujtdo dhe se përkatësia e identitetit të Umetit vazhdon të jetë e pranishme në zemrat e njerëzve, megjithë përpjekjet për ta copëtuar dhe ta shpërndarë Atë.

6 – Nga Botërori mësova se përgatitja e një ndeshjeje është fryt i një përpjekjeje të gjatë, një stërvitjeje të mundishme, hartim i një strategjie të mirëstudjuar, njohje e thellë e kundërshtarit: pikave të forta dhe pikave të dobëta dhe mënyrës se si mund të mposhtet ai.

7 – Nga Botërori mësova se eksperienca është një nga tiparet dalluese të suksesit. Nuk është detyrë e tranjerit që të hyjë në fushë e të shënojë, nuk është detyrë e portierit që të trajnojë ekipin dhe as ekipi nuk e ka për detyrë që të shqetësohet se çfarë ndodhë jashtë fushës së lojës. Nuk ka fitore pa një lider (kapiten) që frymëzon ekipin dhe një sulmues race që di të shënojë në çdo pozicion.

8 – Nga Botërori mësova se ekipi që mbrohet kurrë nuk mund të fitojë nëse nuk sulmon. Megjithatë ato nuk mund të korrin sukses nëse nuk e kanë portën të sigurtë, ashtu sikurse kanë shumë nevojë për linjën e mesfushës që mbron, ndërton dhe bën lidhjen midis reparteve.

9 – Nga Botërori mësova sinqeritetin e tifozëve. Kushdo që bën tifozllëk për një ekip është i lidhur me yjet, historinë dhe ecurinë e tij. Ai i njeh pikat e forta të ekipit të tij, është krenar me uniformën dhe ngre lart flamurin e tij. Sakaq pashë një numër të madh muslimanësh të cilët neglizhojnë në kryerjen e farzeve e suneteve, nuk e njohin aspak historinë e tyre, nuk kanë njohuri rreth sahabëve të nderuar, tabi’inëve, dijetarëve, juristëve dhe reformatorëve të tyre. Dhe jo vetëm kaq, por ata tregohen indiferentë ndaj padrejtësisë dhe tiranisë që po ushtrohet ndaj tyre.

10 – Nga Botërori mësova se konkurrenca e ekipeve nuk vlen pa prezencën e tifozëve. Tifozët janë ata të cilët e motivojnë dhe rrisin perfomancën e ekipit për të kapërcyer pengesat për të arritur objektivin e të dalurit kampion. Kur ekipi i zemrës humbet, tifozët janë mbështetësit kryesorë që pesimizmin e kthejnë në forcë dhe shpresë. E në rast fitore të ekipit,  janë tifozët ata të cilët i japin vlerë asaj.

11 – Nga Botërori mësova se kur ekipi humbet nuk ka ndodhur Qameti sepse e tillë është konkurrenca. Mirëpo ai që humbet duhet të studiojë arsyet e humbjes, të pranojë gabimet dhe të përgatitet maksimalisht për ndeshjet e rradhës. Kush mëson nga humbja e sotme ai me shumë mundësi do të fitojë nesër.

Së fundmi them:

Pas vërshëllimës së fundit nuk vlen më asnjë gol i shënuar. Gabimet e kundërshtarit nuk të japin fitoren nëse nuk i shfrytëzon ato ashtu siç duhet. Historia e lavdishme nuk të dhuron kupën nëse nuk lufton denjësisht për ta fituar atë. Mosnjohja e kundërshtarit është marrëzi.

Përshtati: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

PrayerFajrSunriseZuhrAsrMaghribIsha
Begins12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
Iqamah12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

Prayer Begins Iqamah
Fajr12:00 am 12:00 am
Sunrise12:00 am
Zuhr12:00 am 12:00 am
Asr12:00 am 12:00 am
Maghrib12:00 am 12:00 am
Isha12:00 am 12:00 am

Artikujt e fundit