Profeti (a.s) ka pasë tre djem: Kasimin, Abdullahun dhe Ibrahimin. Kasimi me epitetin e të cilit edhe njihet, lindi përpara shpalljes së profetësisë dhe vdiq në moshën dy vjeçare. Abdullahu i cili u quajt edhe me emrin i Pastër e i Mirë, lindi tre vjet pas shpalljes së profetësisë. Ibrahimi lindi në vitin e 8 kur Profeti (a.s) ishte në Medine dhe vdiq në vitin e 10, shtatëmbëdhjetë ose tetëmbëdhjetë muajsh.
Ai ka pasë katër vajza: Zejnepen, Fatimen, Umu Kulthumin dhe Rukijen. Zejnepja u martua me Ebul As ibn Rebian. Zejnepja u martua me Ali ibn ebu Talibin, kurse Rukija dhe Umu Kulthumin u martuan me Othman ibn Afanin. Në fillim, Othmani u martua me Rukijen, e cila vdiq dhe pastaj u martua me Umu Kulthumin e cila edhe ajo vdiq. Othmani ndryshe njihet me epitetin “Dhun Nurejni”.
Të gjithë fëmijët, përveç Ibrahimit, i kanë lindur nga Hatixhja. Të gjithë fëmijët i vdiqën kur ai ishte gjallë përveç Fatimes, e cila jetoi gjashtë muaj pas tij.
By: ardhmëriaonline.com



















