Huat (borxhet) bankare me kredi minimale

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetja: Shteti ka bërë projektplane të reja sa i përket lehtësimit të borxheve bankare për blerjen e banesave, prandaj ai e ka përcaktuar përqindjen e interesit (kredisë) në një masë prej vetëm 1% me qëllim që të ndihmojë qytetarët, por krahas kësaj edhe që kjo përqindje të shërbejë si një komision modest thuajse i pakonsiderueshëm për bankën. Ky komision konsiderohet një shumë modeste për mbulimin e shpenzimeve administrative të bankës e jo për tjetër, ndaj dhe shteti pretendon se duhet medoemos një përqindje interesi, me qëllim që së paku të bëhet i mundur mbulimi i pagave të punonjësve të bankës, e cila është përcaktuar me vetëm 1%.

Pyetja ime e parë është: A ndikon kjo përqindje interesi në konsideratën e borxhit bankar hallall, apo arsyeja e ndalimit nuk ka të bëjë me përqindjen e interesit, nëse ajo është e madhe apo e vogël, qoftë edhe 0.00001%? Kësaj shtoi se këta borxhe bankare janë të orientuara për blerjen e banesave në periudhën kur ato ende janë në ndërtim dhe dorëzimi i tyre bëhet pas marrjes së borxhit prej bankës dhe dorëzimit të shumës së huazuar ndaj institucionit qeveritar të ngarkuar me ndërtimin e banesave. Më pas, me kalimin e kohës, huazuesi e shlyen këtë shumë, pra shlyen një shumë mujore, mbi të cilën ai ka rënë dakord me bankën.

Pyetja ime e dytë është: A është përfundimi i ndërtesave të banimit kusht për blerjen apo jo?

Dëshirojmë të na bëni dobi mbi këtë. Ju falënderojmë.

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut janë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjarët e tij, shokët e tij dhe cilindo që e ndjek atë, kurse më tej:

Dispozita e Sheriatit (Ligjit Islam) lidhur me huatë, që tërheqin interes të çdo lloj forme, është ndalimi kategorik dhe nuk merret në konsideratë (për lejimin e huasë me interes) përqindja e interesit edhe nëse është më e ulëta e të ultës, pasi arsyeja në ndalimin e aplikimit të interesit është vetë prania e interesit, jo vlera e tij. Po kështu, në këtë kornizë, nuk merren në konsideratë trajtat, përmes të cilave mund të justifikohet ngrënësi i kamatës, sikurse fjala e tij se ai e merr kamatën bankare, që ta përdorë për të mbuluar shpenzimet e kartotekës së blerjeve, sigurimit etj, pasi çështja në thelb referohet tek huazimi me interes (kredi), që është haram (i ndaluar) gjithsesi.

Ndërsa, çfarë hyn në llojin e shpenzimeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me aktin e shitblerjes që përmbushet si zakonisht midis klientit dhe shitësit, ata të dy bien dakord mbi diçka të tillë në kornizën e shitblerjes hallall, me kushte të qartësuara.

Profeti a.s. ka thënë: “Një dirhem nga kamata është më e rëndë tek Allahu sesa tridhjetegjashtë akte kurvërie në Islam”[1]

Pra arsyeja nuk ka të bëjë me qenien e huasë me një ose më pak përqindje interesi.

Ndërsa sa i përket pyetjes tënde të dytë, dije se kontraktimi i shitblerjes së një shtëpie që s’është ndërtuar ende, lejohet, ashtu siç lejohet të vonohet dhënia e çmimit ose të paguhet me këste; por duhet që të evitohet çdo paqartësi rreth kësaj shitblerje, duke u përshkruar me një përshkrim të kompletuar, që eviton anomalinë e konfliktit, si dhe duhet përcaktuar koha e pagesës nga pala e dytë (blerësi).

Komisionet e fikhut (jurisprudencës islame) e kanë futur çështjen në fjalë në kontraktimin e porosisë së prodhimit të një malli.[2]Kjo gjë me lejen e Allahut, nuk ka problem të kryhet, me kusht që kontrata të mos cenohet nga të tjerë prishës juridikë (shkelje të normave të jurisprudencës islame).

Allahu është më i dijshmi.

Fetvadhënësi:  Adnan ibn Abdullah Zuheri:  

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Ahmedi.

[2] – Që do të thotë se një person kërkon nga dikush një diçka që ende nuk është prodhuar, që të prodhohet për të, në përputhje me specifika të caktuara, me lëndë që i ka prodhuesi, përkundrejt një konpesimi monetar.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *