Murseli Khafij

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Nga ana gjuhësore, fjala “Khafij” ka kuptimin “i fshehtë, i mbuluar, sekret”, etj.([1])

Në terminologjinë e hadithit, termi “hadith mursel khafij përkufizohet me fjalët: “Hadithi me varg të shkëputuar në një hallkë të tij mes dy transmetuesve, të cilët kanë jetuar në të njëjtën kohë, por nuk e kanë takuar njëri-tjetrin – pa marrë parasysh nëse shkëputja është bërë në fillim, në mes apo në fund të vargut”. ([2])

Shembull:

Auam ibn Haushebi transmeton, se Abdullah ibn Ebi Eufa ka thënë: “Kur Bilali thoshte “Kad kametis`salatu”, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ngrihej dhe merrte direkt tekbirin fillestar”.([3])

Auami – megjithëse ka jetuar në kohën e Abdullah ibn Ebi Eufas – nuk e ka takuar atë.

Gjykimi për hadithin mursel khafij

Hadithi mursel khafij është i dobët, mirëpo nëse pas analizës gjenden dëshmi përforcuese dhe sqaruese, hadithi mund të futet në kategorinë e hadithit makbul.

Autor: Rushit Musallari

By: ardhmëriaonline.com

([1]) – “Mukhtaru`s-Sihah”, (fq: 183), “El-Misbahu`l-Munir”, (fq: 94) dhe “El-Muxhemu`l-Uasit”, (fq: 247).

([2]) – “Nuz`hetu`n-Nadhar”, (fq: 104), “Es-Saju`l-Hathith”, (fq: 409), “Kavaid fi Ulumi`l-Hadith”, (fq: 42), “Mebahith fi Ulumi`l-Hadith”, (fq: 130), “Ulumu`l-Hadith ue Mustalahuh”, (fq: 178) dhe “Tahrir Ulumi`l-Hadith”, (fq: 965).

([3]) – Bejhakiu në Kubra (2/22).

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *