Dëlirësia e Teuhidit
Ky term nënkupton faktin se ne nuk duhet të mbështetemi vetëm tek shkaqet. Ne vërtet bazohemi tek shkaqet, ama kemi bindjen se vetë shkaku nuk sjell ndonjë pasojë, por është Allahu i Madhëruar, i Cili bën që shkaku të sjellë pasojën dhe ndikimin. Ne duhet të kemi bindje të sigurtë se vetëm Allahu i Madhëruar është Shëruesi dhe jo rrukja që kemi lexuar. Vetëm kështu Teuhidi ynë është i dëlirë nga çdo lloj difekti e mangësie dhe pohojmë me bindje se çdo gjë është e drejtë absolute e Allahut të Madhëruar, pasi është pjesë e besimit tonë, se si dëmi ashtu edhe dobia janë nga Allahu i Madhëruar, ndërsa çdokush tjetër përveç Tij nuk posedon asgjë, as jetën, as vdekjen dhe as ringjalljen. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë”([1]) dhe “Thuaju: “Si mendoni, nëse Allahu dëshiron të më shkaktojë ndonjë dëm, a mund ta largojnë atë idhujt që ju i adhuroni krahas Tij?! Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij”?!([2])
Respektimi i ligjeve materiale dhe natyrore që Allahu ka vënë
Këto ligje kanë rëndësi për jetën dhe njeriun. Kjo arrihet, duke respektuar shkaqet dhe pasojat e këtyre ligjeve, pasi vetëm kështu Teuhidi pastrohet nga çdo e keqe apo shtesë në të. Muslimani i kushton kujdes të madh shkaqeve dhe pasojave, madje ato i konsideron formë adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar. Neglizhimi i shkaqeve dhe pasojave solli një ambient idhujtarie dhe paganizmi, të cilat hodhën rrënjë, kur trupi i muslimanit u dobësua. Në një situatë të tillë, gënjeshtarët gjetën terren për të depërtuar tek njerëzit nëpërmjet mashtrimeve, magjive, fallit, lidhjeve me xhindet etj. Këto nuk janë rituale që janë bërë vetëm në të shkuarën, por bëhen edhe sot. Kështu, në shoqëri u përhapën trillimet, legjendat apo mitet, të cilat ndikuan në kuptimin e gabuar të besimit, ashtu siç u përhapën edhe ligësi të tjera, që duhen luftuar domosdoshmërisht. Dijetarët iu kundërvunë përhapjes së fenomeneve të tilla, si: përdorimi i nuskave, bazibenëve, rrukjeve jolegjitime, falli me guacka dhe rërë, pretendimi i njohjes së të fshehtës etj.
Autor: Xhumua Emin
Përktheu: Rushit Musallari
By: ardhmëriaonline.com



















