Bashkësia e juristëve mbështetet tek Suneti

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Në këtë kontekst, na lejohet të themi me bindje të plotë se: Të gjithë juristët muslimanë, skolastikat me pikëpamjet e ndryshme, të gjitha viset, kush ndjek një medh’heb ekzistues apo medh’heb që nuk ekziston, imitues apo jo e marrin për bazë Sunetin gjykojnë me të dhe referohen tek vendimet e tij, sepse ai është pjesë e pandarë e fesë dhe askush nuk mund të thotë të kundërtën e kësaj. Në këtë pikë bijnë të gjithë dakord, qofshin prej skolastikës së mendimit apo skolastikës së hadithit.

Imam Bejhakiu trasnmeton se Othman ibn Omeri ka thënë: “Një njeri erdhi tek imam Maliku dhe e pyeti për një çështje. Ai i tha: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë kështu e ashtu. Personi tha: A e ke parë ti kur ka thënë kështu? Maliku tha: Allahu i Lartësuar ka thënë: “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.”[1]. Po ashtu transemtohet nga Ibn Uehbi se Maliku ka thënë: Kur njerëziët merrnin një përgjigje të caktuar për një çështje, nuk thonin përse kjo përgjigje. Atyre u mjaftonte transmetimi i hadithit dhe ishin të kënaqur me këtë.”[2]

Po ashtu transmetohet nga Jahja ibn Durejs se ka thënë: Isha prezent tek Sufjani kur një burrë erdhi dhe tha: Përse ke shprehur pakënaqësi ndaj Ebu Hanifes? Ai tha: çfarë ka ai? Unë e kam dëgjuar Ebu Hanifen të thotë: Për një çështje, unë bazohem tek Kurani. Nëse nuk gjë diç në Kuran, bazohem tek Suneti i të Dërguarit të Allahut. Nëse nuk gjej diçka në Kuran apo në Sunetin e të Dërguarit të Tij bazohem tek thëniet e sahabëve, marr për bazë fjalën e atij që dëshiroj dhe lë thënien e kujt të dua prej tyre dhe nuk e pranoj thënien e të tjerëve përpara thënieve të tyre. E nëse përfundon puna tek verdikti që duhet të japin Ibrahimi, Sha’biju, Ibn Sirini, Hasani, Ata’, Ibn Musejbi e të tjerë, ata janë përpjekur, kështu që edhe unë përpiqem siç janë përpjekur ata.

Po ashtu transmetohet nga Rebi’ se ka thënë: Një ditë Shafi’iju përcolli një hadith nga Profeti (a.s). Një burrë i tha: A e merr për bazë këtë hadith? Ai tha: Qysh kur kam transmetuar nga i Dërguari i Allahut (a.s) një hadith të saktë e unë nuk e kam marrë atë për bazë?! Dëshmoj përpara jush se po më ikën truri (nga ajo që burri i tha).

Po ashtu trannsmetohet nga Rebi’ se ka thënë: Kam dëgjuar Shafi’ijun të thotë: “Nëse në librin tim gjeni të kem thënë diçka që bie në kundërshtim me Sunetin e të Dërguarit të Allahut (a.s), merrni Sunetin e të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe lëreni atë që unë kam thënë.”[3]

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Nur: 63.

[2] – Që nënkupton se ata nuk e refuzonin hadithin e saktë thjesht për një opinion, që t’i jepnin përparësi opinioneve të tyre karshi shpalljes hyjnore. Megjithatë kjo gjë nuk është pengesë që njeriu të pyesë dhe të verefikojë. E si mos ta bëjnë një gjë të tillë kur sahabët e kanë pasë pyetur të Dërguarin e Allahut me qëllim që të qartësohen dhe të verifikojnë.

[3] – “Miftahul Xhenneti” i imam Sujutit, fq: 49, 50.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.