Edukimi i fëmijëve (3/6)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Parimet që përfitohen  nga fjalët edukative të dijetarëve:

1 – Shoqëria nuk mund të përmërsohet veçse përmes edukimit:

Është transmetuar nga Xhahidhi  Ukbe ibn Ebi Sufjani, se kur ia besoi djalin mësuesit, i tha: “Le të jetë gjëja e parë me të cilën fillon në përmirësimin e fëmijëve të mi, përmirësimi i vetes tënde. Sepse sytë e tyre janë të lidhur me sytë e tu: e mira tek ata është ajo që ti e konsideron të mirë, dhe e keqja është ajo që ti e konsideron të keqe.”

Pra nëse mësuesi pi duhan ndërkohë që është shembull, apo nëse (larg qoftë) shan fenë qoftë edhe një herë kjo është një problem shumë i madh, sepse ai është model. Nëse ai gënjen, atëherë brezi prishet.

Edhe babai është mësues: nëse gënjen dhe i thotë fëmijës: “Thuaj që babai nuk është këtu”, kjo është çështje shumë serioze  sepse e mëson fëmijën të gënjejë.

Po ashtu edhe nëna: ndonjëherë gënjen burrin para vajzës, p.sh. thotë: “nuk kam shkuar atje”, ndërkohë që ai i thotë: “të telefonova dhe nuk u përgjigje”, ajo thotë: “ndonjëherë telefoni prishet”.
Kjo është gënjeshtër para vajzës dhe kështu prishet edhe vajza, edhe djali.

2 – Përgatitja e mësuesit të kulturuar dhe me moral:

Mësuesi është një shembull i lartë (model). Prandaj disa dijetarë kanë thënë: “Nuk mund të përmirësohet një shoqëri përveçse përmes edukimit, dhe nuk mund të ngrihet një komb pa filluar nga edukimi i fëmijëve.”

Por edukimi i fëmijëve kërkon mësues…prandaj është e domosdoshme përgatitja e mësuesit.

Unë mendoj se nëse një shoqëri është e prapambetur dhe dëshiron të bëhet e përparuar, hapi i parë është:  përgatitja e një mësuesi: të kulturuar, me moral të lartë, me parime të forta.

Sepse ai është ai që fillon edukimin e brezit të ri, dhe kjo është hapi i parë drejt përparimit.

Nuk ndërtohet shoqëria me fjalë, por me njerëz të edukuar dhe nuk edukohen fëmijët pa mësues të mire.

Pra zinxhiri është: Mësues i mirë → Fëmijë të mirë → Shoqëri e mirë

3 – Bashkëpunimi midis prindërve dhe mësuesve:

“E mira tek ata është ajo që ti e konsideron të mirë, dhe e keqja tek ata është ajo që ti e konsideron të keqe… mësoju atyre historitë e të urtëve dhe moralin e njerëzve të edukuar, dhe përdor edhe frikësimin kur është e nevojshme…”

Kjo do të thotë se duhet të ketë bashkëpunim midis prindërve dhe mësuesve: “Edukoji dhe mësoji pa mua, dhe ji për ta si një mjek që nuk jep ilaç me nxitim derisa të njohë sëmundjen. Mos u mbështet në justifikim nga ana ime, sepse unë jam mbështetur në aftësinë tënde.”

Kjo është një këshillë e një kujdestari për mësuesin e fëmijës së tij.

E përsëris edhe një herë: “Le të jetë gjëja e parë që fillon për përmirësimin e fëmijës tim përmirësimi i vetes tënde, sepse sytë e tyre janë të lidhur me sytë e tu; e mira tek ata është ajo që ti e sheh të mirë, dhe e keqja ajo që ti e sheh të keqe. Mësoju historitë e të urtëve dhe moralin e njerëzve të edukuar, disiplinoi dhe edukoi edhe pa mua, dhe ji për ta si mjeku që nuk nxiton me ilaçin derisa të njohë sëmundjen. Mos u mbështet në justifikimin tim, sepse unë jam mbështetur në aftësinë tënde.”

4 ـ- Fëmijët janë fryt i zemrave të prindërve, prandaj mësuesi duhet t’u japë më të mirën që ka:

Ibn Khaldun, në librin e tij “Mukaddimeh” e tij, tregon se kur Harun Rashidi ia dha djalin e tij el-Emin mësuesit, i tha: “Prijësi i besimtarëve të ka dorëzuar ty shpirtin e tij dhe frytin e zemrës së tij…”

Unë u them mësuesve: “Mjeku punon me të sëmurët, avokati me personat që kanë probleme, zdrukthtari me drurin, farkëtari me hekurin, ndërsa mësuesi punon me grupin më të mirë të shoqërisë: me fëmijët”

Ata janë pastërti mbi pastërti, thjeshtësi mbi thjeshtësi, natyrshmëri dhe pafajësi.

Këta që ke përpara, o mësues, janë fryti i zemrave të prindërve të tyre. Kur një prind ta dorëzon fëmijën e tij  mësuesit, ai në fakt i ka dorëzuar gjënë më të shtrenjtë që ka.

Prandaj: “Bëje dorën tënde të hapur mbi të dhe bindja e tij ndaj teje është e detyrueshme. Trajtoje siç të ka vendosur komandanti i besimtarëve. Mësoji Kuranin, njihi me historitë, mësoji poezinë, sunetin, kuptimin e fjalës dhe mënyrën e të folurit. Mos e lejo të qeshë pa vend. Mos lejo që të kalojë asnjë kohë pa i dhënë dobi, por pa e mërzitur deri në shuarjen e mendjes së tij. Mos e mëso me përtaci që ta dojë boshllëkun. Formoje me butësi dhe afërsi, por nëse nuk pranon, atëherë përdor edhe ashpërsinë.”

Autor: Ratib Nabulsi

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *