Fikhu i ligjeve hyjnore

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

8 miliardë njerëz mbushin sot skajet e botës.

8 miliardë lëvizje, drejtime, nevoja dhe përplasje.

Sa shumë njerëz mbyten në detin e saj të trazuar: të vrarë e të plagosur, të varfër e të sëmurë! Dhe sa shumë të tjerë notojnë mbi sipërfaqen e saj: të padrejtë e të pasur, me poste e famë!

Dhe jeta nuk ndalon rrotën e saj; ajo i bluan si këta, ashtu edhe ata! “Allahu i furnizon të gjithë, këta dhe ata, nga dhuntia e Zotit tënd, dhe dhuntia e Zotit tënd nuk është e kufizuar”[1]

Allahu u jep atyre sipas asaj sa marrin nga shkaqet e furnizimit, i shëron sipas asaj që marrin nga shkaqet e mbrojtjes, u jep fitore besimtarëve sipas asaj që marrin nga shkaqet e besimit, dhe u jep fitore të tjerëve sipas asaj që marrin nga shkaqet e përgatitjes. “Allahu nuk i bën padrejtësi njerëzve aspak, por njerëzit i bëjnë padrejtësi vetes së tyre”[2]

Nuk wshtw e drejtw që një mysliman t’ia atribuojë varfërinë, sëmundjen apo poshtërimin e tij Allahut duke u justifikuar me kaderin, ndërkohë që ai nuk ka rend pas shkaqeve të kaderit. Siç i është thënë Omerit: “A po ikën nga kaderi i Allahut?” Ai u përgjigj: “Po iki nga kaderi i Allahut drejt kaderit të Allahut.” Kështu janë të gjithë njerëzit: e largojnë kaderin me kader, pa dalë nga vullneti i Tij, as në atë që u është caktuar dhe as në atë që Ai ka dashur si mjet për ta larguar atë që u është caktuar. Si i sëmuri që kërkon shërim me mjekim, dhe i varfri që kërkon mjaftueshmëri me punë. Në caktimin e Allahut për të parin ka urtësinë e sprovës, ndërsa në caktimin për të dytin ka urtësinë e mëshirës.

Ai që nuk e kupton kaderin (caktimin hyjnor) ashtu siç duhet, mund të rrëshqasë në humnera nga të cilat mund të mos kthehet më në besim. Shehj Ibn Tejmije (r.h) thotë: “Prandaj është thënë se: Allahu e ndihmon shtetin e drejtë edhe nëse është jobesimtar, dhe nuk e ndihmon shtetin e padrejtë edhe nëse është besimtar.” Ky është ligji i shkaqeve që Allahu e vendosi që ditën kur krijoi qiejt dhe tokën. Kush e merr këtë ligj dhe kush e lë atë, për secilin shpirt është ajo që ka fituar dhe mbi të është ajo që ka vepruar.

Ndoshta dikush mund të thotë: “U përpoqa shumë, por nuk korra fryte; si mund të japë fryte një shoqëri ku i pasuri e shtyp të varfrin dhe ku ai që ka pushtet i nënshtron ata që e kanë ngritur mbi supe?!”

Por a nuk e shohin këta se Islami është një fe që ka përgjegjësi kolektive? Ai i ka ngarkuar njerëzit me unitetin, përmes të cilit ata ndalojnë të padrejtët dhe “i detyrojnë në të drejtën me forcë”, siç ka thënë Profeti (a.s).

Ekziston detyrimi individual (farz ‘ajn) dhe detyrimi kolektiv (farz kifaje). Mangësia në të parin e bën përgjegjës individin, ndërsa mangësia në të dytin e bën përgjegjës gjithë shoqërinë si tërësi individësh. Megjithatë, individi është përgjegjës në të dy rastet: në të parin sepse ka lënë pas dore detyrën e tij, dhe në të dytin sepse ka mbajtur qëndrim pasiv aty ku duhej të kundërshtonte. Pasiviteti dëmton individin pikërisht sepse ai është pjesë e shoqërisë.

Prandaj, njeriut i bëhet detyrë të kundërshtojë të keqen; ai që e bën këtë, është i shpëtuar. Ndërsa ai që vetëm qëndron i dëshpëruar dhe ankohet, nuk ka shfajësim. Ku jemi ne ndaj tre shkallëve të kundërshtimit të së keqes? Ndoshta edhe ndryshimi i së keqes me zemër – për të cilin nuk ka pas tij as sa grimca e një besimi – mund të jetë shkak që Allahu të ndryshojë gjendjen e gjithë shoqërisë: “Vërtet, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që është në vetet e tyre”[3]

Prandaj, ai që vuan le të fillojë nga vetja, dhe le të jetë ai vetë “ndryshimi që dëshiron të shohë në botë”.

Autor: Muhamed Shibli

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Isra: 20.

[2] – Sure Junus: 44.

[3] – Sure Ra’d: 11.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *