Nga ana gjuhësore, fjala “Munkati” ka kuptimin: “shkëputje, i ndërprerë”.
Në terminologjinë e hadithit, termi “hadith munkati` përkufizohet me fjalët: “Hadithi që ka shkëputje në varg, pa marrë parasysh nëse shkëputja është në fillim, në mes apo në fund të vargut”.
I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Pronari duhet t`i sigurojë skllavit ushqimin dhe veshmbathjen në formën më të mirë…”.
Në senedin e këtij hadithi mungojnë dy transmetues dhe si rrjedhojë ky hadith është Munkati
Në njëfarë mënyrë, hadithi munkati përfshin hadithin muadal, mursel dhe mualak.
Përkufizimi më i drejtë që dijetarët e hadithit i kanë bërë këtij lloj hadithi është: “Hadithi që ka vetëm një shkëputje – përveç sahabiut – në një nga hallkat e vargut”.
Shembull:
Tirmidhiu thotë: Na ka treguar Ali ibn Huxhr, i cili ka thënë: na ka treguar Isa ibn Junus, i cili transmeton nga Ibn Ebi Dhi`b, ky transmeton nga Is`hak ibn Jezid Hudhejli, i cili transmeton nga Aun ibn Abdullah ibn Utbe, ndërsa ky i fundit transmeton nga Ibn Mesudi (r.a), se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush bie në ruku dhe thotë tre here “Subhane Rabij`jel adhim”, e ka plotësuar siç duhet rukunë dhe kjo është më e pakta. Kur bie në sexhde dhe thotë tre herë “Subhane rabij`jel eala”, e ka plotësouar sexhden dhe kjo është më e pakta”.
Tirmidhiu thotë pas këtij hadithi: “Vargu i hadithit të Ibn Mesudit (r.a) është i ndërprerë, pasi Aun ibn Abdullah ibn Utbe nuk e ka takuar fare Abdullah ibn Mesudin (r.a)
Gjykimi për hadithin munkati
Hadith munkati është i dobët, pasi nuk dihet gjendja e transmetuesve që nuk përmendet në varg, përveç rastit kur dijetari i përmend ato në një varg tjetër, apo kur për hadithin ka varg tjetër përforcues.
Autor: Rushit Musallari
By: ardhmëriaonline.com



















