Shafi’iu dhe rrënjëzimi i tij në shkencën e fondamenteve (bazave) të fesë:
Shafi’iu (r.h) ishte imam (lider fetar) argument. Mbi kualifikimin e tij shkencor dhanë aprovimin e tyre të kualifikuarit e kohës së tij, të cilët e bënë atë referencë në marrjen e diturisë dhe po kështu e konsideruan referencë në marrjen e fetvave (direktivave të tij fetare), shkencës, fikhut (jurisprudencës islame), fondamenteve (bazave) të fesë, etj.
Shkaqet që e shtynë Shafi’i-un të përpilonte shkencën e fondamenteve (bazave) të fikhut (jurisprudencës islame):
1 – Largësia kohore midis epokës së Shafi’i-ut dhe epokës së të Dërguarit të Allahut.
2 – Hyrja e fjalëve dhe metodikave perëndimore në gjuhën arabe.
3 – Prezenca e Shafi’i-ut në një kohë, në të cilën polemika dhe konflikti ideor u ashpërsuan shumë midis ndjekësve të akademisë së hadithit në Medine dhe midis ndjekësve të akademisë së opinionit në Irak, e shtyu atë të përpilonte shkencën e fondamenteve (bazave) të fikhut (jurisprudencës islame). Ai e bëri këtë, në mënyrë që muxhtehidi (lëvruesi i afirmuar i opinionit fetar) të dijë bazat, rregullat dhe standardet, me të cilat ai duhet të angazhohet, kur ekspozohet para nxjerrjes së dispozitave ligjore të sheriatit (ligjit islam) prej burimeve të tij.
4 – Ngjarjet dhe realitetet e shumta u bënë prezente si rezultat i zgjerimit të Shtetit Islam. Për pasojë pati edhe përzierje të arabëve me popujt e tjerë joarabë, të cilët kishin tradita dhe zakone të ndryshme. Kësaj i shtojmë edhe mospraninë në Kuran dhe Sunet (Traditën Profetike) të disa dispozitave specifike për shumë prej këtyre ngjarjeve dhe realiteteve. Prandaj përdorimi i Kijasit (analogjisë-arsyetimit të tipareve të ngjashme) doli si domosdoshmëri, me qëllim që të bëhej një qasje e imazheve të reja, që u bënë fakt në këto shoqëri, me imazhet e dispozitave të sqaruara nga Kurani fisnik dhe Tradita e nderuar Profetike, në mënyrë që të arrihej tek arsyeja përfshirëse midis bazës dhe degëzimit. Kësisoj ishte e nevojshme të flitej mbi Kijasin (analogjinë), si një prej burimeve të legjislativit (konstituimit ligjor) dhe përmes tij të kryhej prezantimi me dispozitat e këtyre realiteteve të reja.
Puna më e madhe që bëri Shafi’iu (r.h) dhe me të cilën Allahu i Lartësuar e përjetësoi kujtimin e tij, ishte përpilimi i tij “Er Risale-Mesazhi”, që është një përpilim i botuar në volume të shumta, botimi më i bukur i të cilit është ai që vjen i konfirmuar nga dijetari i madh Ahmed Muhamed Shakir.
Ky mesazh i Shafi’i-ut vjen në çështjen e fondamenteve (bazave) të fikhut (jurisprudencës islame). Këtu ai ka regjistruar legjitimitetin e fikhut (jurisprudencës islame) ose deduksionit (nxjerrjen e një përfundimi logjik të veçantë a të pjesshëm nga një tezë ose një ide e përgjithshme), që shprehin baza të përgjithshme të unifikuara, që nuk bartin asnjë lloj dileme, ose rregulla përmes të cilave fakihu (dijetari i direktivave të fesë) mund të kuptojë dhe deduktojë nga libri i Allahut të Lartësuar dhe Suneti (Tradita Profetike) e të Dërguarit të Allahut.
Kjo dituri është dituria e logjikës arabe, e cila vjen përkundrejt logjikës greke të themeluar nga Arsitoteli. Shafi’iu (r.h) shprehej, se shkenca e fondamenteve të fikhut ishte logjika e arabëve. Ai i konsideronte arabët njerëzit me arsyetimin më të mprehtë dhe me intelektin më të zhvilluar.
Prej rregullave të këtyre fondamenteve (bazave të fikhut) përmendim:
Gjykimi dhe legjitimiteti për çdo çështje është e drejtë e Allahut të Lartësuar dhe e të Dërguarit të Tij, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Çdo gjë e kemi detajuar imtësisht”[1], pra gjykimi i çdo çështje është ekskluzivitet i Allahut, ose përmes ndalimit, ose lejimit ose tolerimit, gjë që përbën kornizën e përgjithshme të gjykimit.
Nuk mund të gjykohet ndryshe, veçse bazuar mbi argument. Askujt nuk i lejohet të thotë një gjykim mbi diçka përveçse me argument nga Kurani, ose nga Hadithi (Tradita Profetike), ose nga Ixhmaja (konsensusi), ose nga Kijasi (analogjia).
Këto janë fondamentet (bazat) e përgjithshme të fikhut (jurisprudencës islame).
Më tej imam Shafi’iu (r.h) nisi t’i detajojë këto baza dhe të sqarojë specifiken dhe përgjithësuesen, anuluesen dhe të anuluarën, absoluten dhe të limituarën, etj. Ai sqaroi gjithashtu korrekten (sahihun) nga jokorrektja (daifi), në hadith apo kijas. Shafi’iu është prononcuar kundër Istihsanit (lënia e analogjisë për diçka që konsiderohet më primare se ajo), që përbënte një burim juridik për akademinë hanefie dhe për të tjerë veç tyre.
Me këtë punë madhështore që bëri, Shafi’iu dha një kontribut të vyer për qasjen midis akademikëve të fikhut, prandaj në kohën e tij ekzistonin dy akademi:
Akademia e opinionit, me të cilët synoheshin të kualifikuarit e Kufes së Irakut.
Akademia e hadithit, të pranishëm në Hixhaz (Meke dhe Medine) etj.
Midis këtyre dy akademive kishte diferencime vërtet të mëdha, si dhe kishte një lloj konflikti dhe largimi. Kur imam Shafi’iu përpiloi “Er Risale”, arriti kësisoj të afronte midis akademisë së opinionit dhe akademisë së hadithit, kthjelloi hadithin e dobët (jokorrekt) që nuk lejohet të përdoret për argument, gjë që në njërën anë bëri që të kualifikuarit e akademisë së hadithit të mos argumentoheshin me disa hadithe të dobëta dhe në krahun tjetër të kualifikuarit e opinionit të mos argumentoheshin me Kijas (analogji) fals. Kështu imam Shafi’iu (r.h) arriti të vendosë bazat për një akademi të balancuar, nga e cila do përfitonin edhe të kualifikuarit e akademisë së hadithit edhe të kualifikuarit e akademisë së opinionit. Kjo nuk përbënte çudi të ndodhte nga një imam, i cili mësoi që në vegjëlinë e tij nga imam Maliku (r.h), i cili është prej liderëve të të kualifikuarve të hadithit dhe pastaj mësoi nga Muhamed ibnul Haseni, i cili është prej liderëve të të kualifikuarve të opinionit.
Ibnul Haxheri ka thënë: “Kurora e presidencës së fikhut në Medine i arriti kulmet tek Malik ibn Enesi, prandaj ai (Shafi’iu) shkoi tek ai, iu qep atij dhe mori dije prej tij. Kurora e presidencës së fikhut në Irak i arriti kulmet tek Ebu Hanifja, prandaj ai (Shafi’iu) nxuri nga kolegu i tij (i Ebu Hanifes) Muhamed ibnul Haseni, i cili barte një tërësi artikulimesh, të cilat Shafi’iu i lexoi dhe i asimiloi tërësisht nga vetë ai. Kësisoj ai tuboi diturinë e të kualifikuarve të opinionit dhe të kualifikuarve të hadithit, gjë e cila përbënte reagimin nga ku ai ndërmori themelimin e fondamenteve (bazave) të fikhut (jurisprudencës islame), standardizimit të rregullave, ku gjeti pajtimin e opozitarit dhe akorduesit, ku çështja e tij mori dhenë, përmendja e tij shkoi në piedestal dhe vlera e tij u ngrit aq lart, saqë ai mori ato vlera të cilat sot i njohin të gjithë.
Dihet se imam Shafi’iu (r.h) në Irak pati një akademi fikhu (të jurisprudencës islame), të cilën ai e reformoi kur shkoi në Egjipt, ku solli risi kumtimesh të reja, gjë që bëri që për Shafi’i-un të jenë të pranishme dy akademi: të vjetrën dhe të renë.
Në kuadrin e ndryshimit të akademisë së tij, mund të përmenden disa çështje:
Së pari: Për shkak të ixhtihadit (lëvrimit të opinionit); pra dijetari mbetet muxhtehid (në lëvrim të opinionit) derisa të vdesë dhe dihet se ixhtihadi i të kualifikuarit është adhurim, Allahu i Lartësuar thotë: “Adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja”[2] pra ixhtihadi (lëvrimi i opinionit të afirmuar) është prej bazave që nuk transformohen, edhe pse produktet e ixhtihadit (lëvrimit të opinionit) janë prej shndërrimeve, që lejohet të pësojnë ndryshim nga një kohë në tjetrën.
Së dyti: Kjo ndodhi, pasi Shafi’iu (r.h) kuvendoi me dijetarët egjiptianë, mësoi prej tyre dhe i dëgjoi hadithet që ata i transmetuan. Prej atyre që Shafi’iu mori mësim në Egjipt ishin nxënësit e Lejth ibn Seadit, që kishte qenë në Medine dhe kishte qenë koleg i imam Malikut. Kësisoj Shafi’iu, gjeti tek këta persona njohuri të reja, të cilat ai ia bashkëngjiti njohurisë së tij të vjetër.
Së treti: Imam Shafi’iu këqyri në Egjipt rrethana të reja të situatave praktike, arsimore dhe shoqërore. Këto bënë, që tek ai të lindte një lloj botëkuptimi i ri, ndaj dhe në librin e tij që ai e shkroi në Egjipt, arrijmë të gjejmë një zhvillim, i cili erdhi si pasojë e situatave dhe çështjeve, të cilat ishin të pranishme në Egjipt dhe që nuk diheshin nga të kualifikuarit e Irakut apo banorët e tij.
Së katërti: Kjo erdhi pasi intelekti, pjekuria dhe eksperienca e Shafi’i-ut (r.h) u rritën me kalimin e viteve dhe integrimit të tij me njerëzit, sidomos me dijetarët. Prandaj kur një person e pyeti imam Ahmedin: “Cili është këndvështrimi yt mbi librat e Shafi’i-ut? Cila preferon prej tyre, librat që gjenden tek irakienët apo ato që gjenden tek egjiptianët në Egjipt”?, ai u përgjigj: “Përmbaju librave që i përpiloi në Egjipt; pasi ai i përpiloi këto libra në Irak, por vetëm kur u kthye në Egjipt, i perfeksionoi ato”.
Nga të gjitha këto kuptojmë natyrën e Shafi’i-ut (r.h) sinqeritetin, besnikërinë dhe synimin e dëlirë në kërkimin e diturisë, mësimin dhe arsimimin e tij, disiplinën dhe edukatën e tij të arrirë që e karakterizonin, gjerësinë e diturisë, botëkuptimit dhe hulumtimit të teksteve të Kuranit dhe Sunetit (Traditës Profetike), si dhe themelimin që ai u bëri bazave të fesë, të cilat mbetën një domosdoshmëri për ata që erdhën pas tij. Kështu që përpilimi i tij “Er Risale” mbeti deri më sot libri më i arrirë në fondamentet (bazat) e fikhut (jurisprudencës islame), si të ishte ky libër një lindje e kompletuar, ose që më së paku mbeti pas vdekjes së Shafi’i-ut i kompletuar, pa qenë e nevojshme që t’i bëhen shtesa. Falë gjithë kësaj, Allahu i Lartësuar shkroi për imam Shafi’un pranimin në mesin e njerëzve, duke u bërë një nga liderët e pasuar.
Shafi’iu (r.h) ishte njeriu, që ishte distancuar më së shumti nga fanatizmi dhe imitimi, ishte njeriu më i angazhuar dhe i dhënë pas ndjekjes së Sunetit (Traditës Profetike); prandaj Buhariu [Allahu e mëshiroftë] thotë: “Kam dëgjuar Humejdi-un të thotë: “Gjendeshim tek Shafi’iu [Allahu e mëshiroftë], kur atij i erdhi një person që e pyeti për një çështje dhe ai (Shafi’iu) i tha: I Dërguari i Allahut ka gjykuar kështu e kështu”. Personi i tha Shafi’i-ut: Po ti çfarë thua? Ai (Shafi’iu) tha: “Subhan Allah-i Dëlirësuar është Allahu! Po të dukem se jam në kishë… po të dukem se jam në sinagogë… po më shikon të kem në bel ndonjë rrip… Unë të them: I Dërguari i Allahut ka gjykuar kështu, ndërsa ti me thua: Po ti ç’mendim ke?”
Është verifikuar, se ai ka thënë: “Nëse hadithi është i saktë, ai është medhhebi im (akademia ime juridike). Kjo fjalë është thënë edhe nga imamllarë të tjerë.
Kësisoj, nxënësve të dijes dhe masës së gjerë u del si detyrë, që të bëhen fanatikë të imam Shafi’i-ut dhe as të ndonjë lideri tjetër fetar; pasi fjala e çdo kujt merret për bazë por edhe nuk merret, përveç fjalës së të Dërguarit të Allahut.
Autor: Selman Aude
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Sure Isra: 12.
[2] – Sure Hixhr: 99



















