Mesazhi i ajetit: “Thuaj: “Qoftë lëvduar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Nëse hulumton se si i përshkruan Allahu shumicën e njerëzve në Kuran, do të vëresh se për ta thuhet: nuk dinë, nuk falënderojnë, nuk logjikojnë.

Nga ana tjetër, Zoti ynë thotë: “Megjithatë, pak nga robërit e Mi janë falënderues.”

Prandaj, mos u mbështet tepër te njerëzit. Ofro aq sa ke mundësi dhe lutju Allahut të të japë atë që të takon!

Imam Ahmed ibn Hanbeli e pyeti Hatim el-Asamin:

“Si mund të jetoj në paqe me njerëzit?”

Hatimi iu përgjigj:

T’u japësh atë që zotëron dhe të mos marrësh asgjë prej tyre.

T’u durosh të këqijat që të shkaktojnë dhe të mos u bësh keq atyre.

T’ua plotësosh nevojat e tyre dhe të mos i ngarkosh ata me nevojat e tua.

Imam Ahmedi tha:

“Kjo gjë qenka mjaft e vështirë, o Hatim!”

Hatimi u përgjigj:

“Ah, sikur të shpëtoje pasi t’i bëje këto!”

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.