Ndarja e trashëgimisë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Një baba para se të ndërronte jetë i tha djemve të tij: Unë kam 17 deve, pasi të vdes, gjysma e deveve i takojnë djalit të madh, 1/3 djalit të dytë dhe 1/9 djalit të vogël. Pasi babai i tyre ndërroi jetë, vëllezërit vendosën të ndanin pasurinë sipas këshillës së babait. Por ata u përballën me një problem shumë të vështirë matematikor. Për ta zgjidhur këtë problem ata shkuan tek një njeri i ditur.

Zgjidhja e problemit:

Njeriu i ditur tha: Unë kam një deve dhe po e bashkoj me devetë e juaja dhe kështu bëhen 18 deve.

Djalit të parë i takojnë 9 deve, sepse 18/2=9

Djalit të dytë i takojnë 6 deve, sepse 18/3=6

Djalit të tretë i takojnë 2 deve, sepse 18/9=2

Dhe shuma e tre numrave del 17, pra 9+6+2=17

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *