Ndërprerja e përkohshme e shpalljes

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pozita e profetësisë është pozitë madhështore. Kjo pozitë kërkon predispozicion tepër të lartë, gjë që pasqyrohej me shqetësimin, mërzinë dhe pikëllimin e Profetit (a.s), i cili kishte parë dhe dëgjuar diçka të panjohur më parë, kishte parë ëndrra që përsëriteshin dhe realizohen, gjë që nuk ishte normale, ashtu siç i ishte bërë e dashur vetmia, por kishte përjetuar edhe një shtrëngim të fortë nga engjëlli në takimin e parë. Ishte mëse e natyrshme, që i Dërguari i Allahut (a.s) të qetësohej, të reflektonte, të mendonte dhe të mësohej me atë që kishte përjetuar. Ibn Haxheri thotë: “Koha e ndërprerjes së shpalljes nënkupton vonimin e saj për një periudhë kohore, në mënyrë që I Dërguari i Allahut (a.s) të mos kishte më frikë dhe të përmallohej për takimin me engjëllin”[1].

Xhabir ibn Abdullahu (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Më pas, shpallja m`u ndërpre për një periudhë kohore. Një ditë kur po ecja, dëgjova një zë nga qielli. Ngrita kokën drejt qiellit dhe pashë engjëllin, që kisha takuar në shpellën Hira. Ai qëndronte mbi një fron mes qiellit dhe tokës, gjë që më frikësoi, aq sa u shtriva përtokë. U ktheva në shtëpi dhe u thashë familjarëve: “Më mbuloni, më mbuloni” dhe ata më mbuluan”. Allahu i Madhëruar shpalli: “O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)”[2][3].(68)(69)

Përsa i përket kohës së ndërprerjes së shpalljes, dijetarët kanë mendime të ndryshme. Ibn Ashuri thotë: “Disa thonë, se ndërprerja ka zgjatur 3 vjet, disa të tjerë thonë se ka zgjatur 2 vjet apo dy vjet e gjysëm, disa të tjerë thonë se ka zgjatur 12 ditë, apo 15 ditë, siç ka edhe të tjerë që thonë se kjo periudhë ka zgjatur 40 ditë. Ka edhe mendime të tjera për këtë çështje”

Mendimi më i saktë për këtë çështje është, se shpallja është ndëprerë vetëm për disa ditë apo javë, pasi në asnjë transmetim nuk përmendet ndonjë vit apo numër i caktuar.

Përsa i përket periudhës së dytë të ndërprerjes së shpalljes, ajo ka zgjatur tre ditë. Xhundub ibn Sufjani (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (a.s) qëndroi i sëmurë për 2 apo 3 ditë. Një grua erdhi tek ai dhe i tha: “O Muhamed! Unë mendoj, se tani shejtani yt të ka braktisur, nuk të është afruar për dy – tre net”. Allahu i Madhëruar shpalli: “Betohem në shkëlqimin e paradites dhe në natën kur terret e qetësohet, se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren”[4]

Autor: Rushit Musallari

By: ardhmwriaonline.com

[1] – “Fet’hul bari” (1/27).

[2] – Sure Muddethir: 1 – 5.

[3] – Buhariu dhe Muslimi.

[4] – Sure Duha: 1 – 3.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *